8.3 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Prizren: Policja mohon se ka marre ryshfet

Zyrtarja policore, L.H., e cila së bashku me zyrtarin tjetër policor, K.K., akuzohen për marrje ryshfeti, të mërkurën, gjatë shqyrtimit të dytë, të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, ka kërkuar që aktakuza ndaj saj të hudhet si e pabazë.

Mbrojtësi i të akuzuarës, avokati Ruzhdi Berisha, ka thënë se nuk ka prova të mjaftueshme për të formuar dyshimin e bazuar mirë se klientja e tij, ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet.

Berisha ka shtuar se e mbrojtura e tij, kur ka dalë nga stacioni policor, ka pasur me vete 5 euro dhe për të vërtetuar një gjë të tillë, ka propozuar të dëgjohet zyrtari policor, M.L.

Për më tepër, ai ka thënë se vetë veprimet e të akuzuarës, të cilat përmenden në dispozitiv të aktakuzës, nuk përbëjnë vepër penale.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit K.K, avokati Blerim Mazreku, ka deklaruar se nuk ka parashtruar kërkesë për hudhje të aktakuzës, sepse ka bërë kërkesë në prokurori që të hyhet në marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Mazreku ka thënë se ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare rreth kërkesës, por se prokurori e ka njoftuar atë direkt se nuk është i interesuar të hyjë në marrëveshje, sepse vepra është në bashkëkryerje, andaj nuk mund të arrihet marrëveshja vetëm me njërin prej të akuzuarve.

Prokurori i rastit, Mehdi Sefa, ka kërkuar që kërkesa për hudhje të aktakuzës të refuzohet sepse, sipas tij, aktakuza është e bazuar në prova të pranueshme dhe në dëshminë e të dëmtuarit S.G. i cili gjatë mundësisë hetuese të veçantë ka treguar ngjarjen.

Sefa ka thënë se krejt aktakuza vërtetohet edhe nga i akuzuari K. K., i cili, sipas prokurorit, gjatë dhënies së dëshmisë në prokurori ka treguar se të dëmtuarit ia ka marrë 15 euro dhe prej atyre parave, 5 euro ia ka dhënë të akuzuarës.

Ndryshe, zyrtarët policorë  akuzohen se më 3 shkurt 2017, në Prizren, kanë ndaluar një qytetar për kundërvajtje dhe nga i njëjti kanë kërkuar ryshfet për të mos i shqiptuar dënimin me gjobë./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Albin Kurti propozon: Unë Ministër i Jashtëm, Glauk Konjufca Kryeministër

Albin Kurti i Vetëvendosjes ka propozuar mandatarin e dytë për kryeministër, Glauk Konjufcën. Ai tha se propozon që vetë të jetë Ministër i Jashtëm,...

Kurti: Mbi 4 miliardë euro buxheti për vitin 2026, punonjësit e sektorit publik do të marrin edhe pagën e 13-të

Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e radhës, ku po diskutohet për Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2026. Kryeministri në detyrë,...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit