20.6 C
Prizren
E diel, 11 Maj, 2025

Qenët endacak terrorizojnë lagjet gjatë natës në Prizrenit

Qentë endacakë, paraqesin rrezik permanent për disa lagje të Prizrenit.

Raportimet e qytetareve dhe shkrimet e postuara nëpër rrjetet sociale tregojnë se ende pa filluar dimri po përhapet rreziku nga qentë endacakë, të cilët janë në numër më të shtuar gjatë këtyre ditëve të ftohtit.

Sipas raportuesve, momentalisht lagjja e bazhdarhanes dhe ajo e tussuzit janë më të rrezikuara, sidomos gjatë orëve të vona të natës.

Dihet se qentë endacakë janë më agresivë dhe të nevrikosur më shumë gjate sezonit të vjeshtës dhe dimrit, për shkak resurseve të pakta të ushqimit.

Në lidhej me rastin ka folur një qytetar i cili posedon një biznes privat në këtë lagje.

“…Jam menaxher në një farmaci në lagjen e bahzdarhnes, për shkak të llojit të biznesit shpesh mbaj barnatoren e hapur deri në orët e vona të darkës, deri tani jam sulmuar 2 herë nga një grup qenësh endacakë të cilët enden këndej pranë, për fat të mirë nuk kam pësuar ndonjë lëndim, paramendoni në nëntor po ndodhin këto gjera, po mos të flasim në dhjetor e në janar që janë të tërbuar krejt për ushqim…”, theksoi I. Kryemadhi.

“Rastet e kam lajmëruar institucioneve përgjegjës, por nuk kam marrë ndonjë përgjigje të shëndoshë, andaj edhe një herë bëj thirrje organeve përgjegjëse të Komunës që të marrin hapat e nevojshme, e mos të presin të ndodhi ndonjë incident më serioz..”, shtoi ai. Gazeta e Re

Më Shumë

Instituti “Katalea” për vrasjen e vajzës nga i ati në Prizren, alarm për reflektim dhe veprim shoqëror

Instituti për Psikologji dhe Kriminologji “Katalea” me seli në Prizren përmes një reagimi ka vlerësuar se vrasja e vajzës 15-vjeçare nga i ati në...

Mbi 2 mijë gjoba gjatë 24-orëve në vend

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 276 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë...

Lajmet e Fundit