0.6 C
Prizren
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025

Shpëton fëmijët nga zjarri që ia kaplon shtëpinë, lëndohet një burrë në Vërmicë

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm një shtëpi në fshatin Vërmicë të Malishevës, është kapluar nga zjarri.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se nga ky zjarr, një person është lënduar, ndërsa është djegur në tërësi kati i parë i shtëpisë, si dhe është tymosur kati i dytë, duke e bërë të pabanueshme shtëpinë. Intervenimi i zjarrfikësve dhe i banorëve të lagjes, ka qenë i shpejtë, duke e parandaluar përhapjen e zjarrin, transmeton Koha.net.

“Shtëpia e djegur është e Shaqir Gashit nga Vërmica, i cili është edhe personi që ka pësuar lëndime nga zjarri, pasi ishte futur brenda një dhome në flakë, për të shpëtuar fëmijët, të cilët ishin duke fjetur”, thuhet në komunikatë.

Këtë familje, sot gjatë paradites e ka vizituar nënkryetari i komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, i cili ka shprehur keqardhjen e tij, për dëmin e shkaktuar nga zjarri. Mazreku, po ashtu e ka takuar edhe pronarin e shtëpisë, Shaqir Gashin, i cili është lënduar, përkatësisht ka pësuar djegie në fytyrë, të cilit i ka dëshiruar shërim të shpejt.

Sipas pronarit dhe banorëve, intervenimi i njësive të zjarrfikësve dhe i Policisë së Kosovës, ka qenë i shpejt, edhe pse Vërmica është një vendbanim larg qendrës komunale. Të lënduarit, i është dhënë ndihma e parë dhe trajtimi mjekësorë në QKMF në Malishevë.

Image

Më Shumë

Durmishi: Rruga Prizren – Tetovë po bëhet realitet

UD ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se projekti i rrugës Prizren–Tetovë po bëhet realitet. Ai në Facebook ka publikuar një video...

Policia në Prizren gëzon fëmijët me dhurata për festat e fundvitit

Me rastin e festave të fund vitit, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit ka realizuar aktivitetin humanitar në...

Lajmet e Fundit