0.3 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Prizren: Polici Nuridin Begolli, kërkon që të lirohet nga akuza

 Rreshteri policor, Nuridin Begolli, i cili akuzohet për keqpërdorim të informatës zyrtare, të enjten, gjatë fjalës përfundimtare, ka kërkuar që të lirohet nga akuza, sepse sipas tij, nuk ka prova që e vërtetojnë atë.

Begolli ka thënë se nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtarë për ndokënd, e që sipas tij një gjë të tillë e ka vërtetuar edhe administratori i data-bazës së policisë, i cili ka thënë se ai nuk është qasur në sistem për të parë historinë kriminale të të dëmtuarit, Deli Hoxha.

I akuzuari ka thënë se bisedat për të cilat akuzohet se i ka bërë me “Viber”, janë fotografuar pa leje nga personi Zani Vula, i cili edhe ka kërkuar shpërblim për to, nga i dëmtuari, e më pas të njëjtat foto janë përdorur për të hapur rast penal ndaj tij.

Po ashtu edhe mbrojtësi i të akuzuarit Begolli, avokati Hajrip Krasniqi, ka thënë se prokuroria ka ngritur aktakuzë duke u bazuar vetëm në një provë, e cila provë, sipas tij, është nxjerrë në mënyrë të paligjshme.

Krasniqi, po ashtu ka thënë se prokurori në aktakuzë dhe gjatë tërë shqyrtimit kryesor ka pretenduar se klienti i tij në cilësinë zyrtare ia ka dhënë informatën qytetares A. K, mirëpo në fjalë përfundimtare ka thënë se ia ka dhënë privatisht.

Prokurori Genc Nixha, në anën tjetër ka deklaruar se pas administrimit të provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve është vërtetuar që i akuzuari, në mënyrë të kundërligjshme, ka dhënë informatë të cilën e ka ditur vetëm në bazë të detyrës së tij, si zyrtarë policor.

Gjithashtu edhe përfaqësuesja e palës së dëmtuar, avokatja Emira Gavazaj-Gashi, ka kërkuar që i akuzuari Begolli, të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. Ajo ka thënë se i akuzuari ka vepruar me qëllim në kundërshtim me normat pozitive dhe ka zbuluar të dhëna që kanë prishur marrëdhëniet e të dëmtuarit me qytetaren A. K.

I dëmtuari Deli Hoxha, ka thënë se është dëmtuar shumë nga veprimi i të akuzuarit sepse ai ka pasur plane të fejohet dhe martohet andaj ka marrë kredi për një gjë të tillë. Po ashtu, ka thënë se është maltretuar vazhdimisht nga kolegët e të akuzuarit dhe i akuzuari vetë, pas ngritjes së rastit në Inspektoratin Policor.

Kryetarja e trupit gjykues, Raime Elezi, shpalljen e aktgjykimit, në këtë rast penal, e ka caktuar për 20 nëntor 2017, në ora 15:00.

Ndryshe, rreshteri i Policisë së Kosovës, Nuridin Begolli, akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prizren, se në cilësinë e zyrtarit policor, ka zbuluar informatën zyrtare për personin tjetër, duke i dhënë atij një përparësi që nuk i takon.

Sipas aktakuzës, Begolli ka njoftuar qytetaren A. K., për numrin e veprave penale dhe të kundërvajtjes, të kryera nga qytetari Deli Hoxha, e i cili informacion, ka ndikuar në prishjen e raporteve në mes këtyre dy personave./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Probleme me furnizimin me ujë në disa zona të Prizrenit për shkak të ndërprerjes së energjisë

KRU Hidroregjioni Jugor njofton konsumatorët se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga mbrëmja e djeshme, më 17 dhjetor 2025, në ora 21:00,...

Qytetarja nga Prizreni ktheu paratë e humbura në polici

Një qytetare nga Prizreni ka gjetur një shumë të konsiderueshme parash në Parkun e Marashit këtë mëngjes. Pa hezituar, ajo ka njoftuar Policinë dhe...

Lajmet e Fundit