Emilia Rexhepi nga NDS del në përkrahje të plotë të Shaqir Totajt në Prizren

Kryetarja e NDS-së, Emilia Rexhepi, njëherësh kandidate e këtij subjekti për Kryetare të Prizrenit, ka dalë në përkrahje të plotë të Shaqir Totajt për Kryetar të Prizrenit.

Në një tubim të përbashkët, Emilia Rexhepi, e cila është edhe deputete e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Shaqir Totaj e ka përkrahjen e plotë të komunitetit boshnjak në Prizren.

“Shaqir Totaj është kryetar unifikues i gjithë qytetarëve të Prizrenit pa dallim”, ka thënë kryetarja e NDS-së, Emilia Rexhepi. NDS është subjekti i radhës i komuniteteve në Prizren që është rreshtuar pas PDK-së dhe Shaqir Totajt për Kryetar të Prizrenit.

Deri më tani, në përkrahje të Totaj kanë dalë edhe partitë AAK, ajo turke KDTP dhe koalicioni tjetër i boshnjakëve, VAKT

 

Më Shumë

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Lajmet e Fundit