Vdes kitaristi i AC/DC (VIDEO)

Bashkëthemeluesi dhe krijuesi i AC/DC, Malcolm Young ka vdekur në moshën 64 vjeçare, transmeton Klan Kosova.

Kitaristi legjendar vdiq i rrethuar nga familja, pas një beteje të gjatë me sëmundje psikike.

I lindur më 6 janar 1953 në Glasgow të Skocisë para emigrimit me familjen e tij në Australi në vitin 1963, Young ishte i njohur për të qenë forca lëvizëse prapa grupit që bashkë-themeloi me vëllanë e tij më të vogël Angus.

Në prill të vitit 2014 u njoftua se ai do të merrte leje të përkohshme për t’u trajtuar për sëmundje psikike, para se të tërhiqej përgjithmonë në shtator të të njëjtit vit.

 

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Lajmet e Fundit