Kur Haradinaj e kritikonte Qeverinë Mustafa për numër të madh të zëvendësministrave

“Çfarë të qeshë e veshë”. Kjo shprehje popullore duket se më së miri po i shkonë kryeministrit Haradinaj që dikur e kritikonte qeverinë e kaluar për numrin e madh të zëvendësministrave. Tani duket ka harruar çfarë ka thënë para katër vitesh.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në vitin 2014 kishte bërë thirrje që nëpër ministri të emërohet vetëm një zëvendësministër. Ndërkohë që tani sa është vetë në krye të Qeverisë, vetëm deri tani numri i tyre ka arritur në 62, shkruan Gazeta Fjala.

“Me një gjendje socio-ekonomike siç po gjendet Kosova, Qeveria nuk guxon të ketë më shumë se një zëvendësministër”, kishte shkruar Ramush Haradinaj, në njërin nga statuset në facebook.

Përderisa në vitin 2014,kishte bërë thirrje që të ndalohet  emërimi i numrit të madh të zëvendësminitrave, duke e qujtur shqetësuese dhe abuzim me pushtetin, tani nuk po deklarohet fare.

“Rritja e pakuptimtë e shpenzimeve qeveritare po kalon në abuzim arrogant me pushtetin, vetëm për interesa të ngushta klienteliste. Zvogëlimi i kabinetit qeveritar është domosdoshmëri. Qasja e tanishme po tregon se Kosova po forcohet në Parti-Shtet!”, kishte shkruar më tej Haradinaj, kujton Gazeta Fjala.

Për ironi, para pak ditësh Qeveria Haradinaj ka marr kritika prej deputetëve të LDK-së, pikërisht në frymën e mëhershme të liderit të AAK-së, transmeton AktivPress.

Duke e parë se procesi i emërimeve s’po ka të ndalur, Haxhi Avdyli, ka reaguar duke thënë se kjo q?7 po ndodhë është skandaloze.

“Këtë numër të madh të zëvendësministrave e shoh si një veprim skandaloz, i cili nuk i kontribuon mirëqeverisjes e as politikave zhvillimore të Kosovës…. Është e pakuptimtë, është e paarsyeshme edhe ekonomikisht, edhe politikisht që në një ministri të jenë 5 zëvendësministra. Aty mund të jetë një e jo më shumë”, ka deklaruar ai.

Në fakt, çështja e emërimeve të zëvendësministrave është shndërruar në temë sa serioze aq edhe komike./AktivPress/GazetaFjala

status

 

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

Lajmet e Fundit