Kryetari Begaj merr urime të shumta nga qytetarë

Qytetarët të shumtë të Komunës së Malishevës dhe më gjerë, sot e kanë vizituar Kryetarin e Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, me rastin e fitores në zgjedhjet e djeshme, dhe marrjen e mandatit të dytë për ta udhëhequr Komunën e Malishevës, edhe për katër vitet e ardhshme. Kryetari Begaj, i ka falënderuar të gjithë ata që e kanë vizituar sot, si dhe të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, për besimin e dhënë.

“Ju falënderoj të gjithëve për besimin e dhënë. Unë do të vazhdoj të jem kryetar i të gjithëve, pa dallime partiake dhe të gjithë së bashku do të angazhohemi për të mirën e Komunës së Malishevës dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve. Besimi i juaj, është obligim për mua, dhe unë do të jem në shërbimin tuaj për katër vitet e ardhshme”, ka thënë Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, gjatë pritjes së qytetarëve, të cilët e kanë uruar sot gjatë ditës.

Raundi i dytë i zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Malishevës, është zhvilluar dje më 19 nëntor, dhe sipas rezultateve preliminare, kryetari Ragip Begaj, ka fituar besimin e votuesve të Komunës së Malishevës, për të qeverisur me Malishevën, në katër vitet e ardhshme.

Ky është mandati i dytë i z.Ragip Begaj, i cili ka marrë besimin e qytetarëve, për të drejtuar Komunën e Malishevës.

Më Shumë

Totaj tallet keq me Bahtirin, publikon një video të sikletshme të kandidat të VV-së: Kaqorri apo Çakorri?

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, është tallur me kandidatin e VV-së për deputet, Agim Bahtrti. I pari i Prizrenit ka shpërndarë një video...

Hasani flet për deklaratën e Totajt: Ishte mendim personal, kandidimi im u vendos sipas rregullave të partisë

Kandidat për deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Nait Hasani, ka komentuar deklaratën e kryetarit të Prizren, Shaqir Totaj, i cili pak para publikimit...

Lajmet e Fundit