12.6 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Drejtori i Administratës në Prizren, Ilir Baldedaj, deklarohet i pafajshëm

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Ilir Baldedaj, të martën, nuk e ka pranuar fajësinë për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Prokurori i rastit, Mehdi Sefa, gjatë shqyrtimit fillestar të mbajtur në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ka lexuar aktakuzën, sipas së cilës, Baldedaj me veprimet e tij u ka shkaktuar përfitim material disa medieve lokale të Prizrenit.

I akuzuari Baldedaj, pasi ka dëgjuar leximin e aktakuzës, ka deklaruar se nuk ndihet fajtor për veprën penale me të cilën ngarkohet.

Kryetari i trupit gjykues, Artan Sejrani, ka njoftuar të akuzuarin Baldedaj dhe mbrojtësin e tij, avokatin Naim Qelaj, se deri në shqyrtim të dytë kanë të drejtë t’i paraqesin gjykatës kundërshtimet e tyre rreth aktakuzës dhe provave që përmban ajo.

Ndërkaq, shqyrtimi i dytë është caktuar të mbahet më 22 dhjetor 2017, në ora 13:30.

Ndryshe, Ilir Baldedaj akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prizren, se gjatë periudhës gusht 2015 – dhjetor 2016, duke vepruar në cilësinë e drejtorit të Administratës Komunale të Prizrenit, ka lidhur kontratë me tri televizione lokale për të reklamuar shërbimet komunale.

Sipas aktakuzës, Baldedaj kontratat i ka lidhur me televizionet lokale pa procedura tenderuese dhe nga ekspertiza financiare ka rezultuar se pagesat për këto televizione janë më të mëdha se që janë paraparë në kontratë, duke dëmtuar buxhetin e Komunës së Prizrenit, në shumë prej rreth 70 mijë euro.

Aktakuza tutje përshkruan se televizionit “Opinion” i janë paguar rreth 37 mijë euro më shumë se pagesa e paraparë sipas kontratës, televizionit “Besa” rreth 25 mijë euro dhe televizionit “Prizreni” rreth 10 mijë euro.

Më Shumë

Mbi 200 motoristë ngjiten në bjeshkët e Pashtrikut, përshkojnë ‘Shtegun e Lirisë’ në nderim të heronjve të UÇK-së

Mbi 200 motoristë nga Kosova dhe Shqipëria u ngjitën këtë të diel në bjeshkët e Pashtrikut, duke përshkuar “Shtegun e Lirisë” nga Kushnini deri në...

Kerasan shpallet kampion i Kosovës në Ligën U18 për meshkuj

Skuadra e Kerasanit po vazhdon të dominojë në kategoritë e reja të basketbollit kosovar, duke u shpallur kampione e Kosovës në Ligën U18 për...

Lajmet e Fundit