7.3 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

PDK-ja në Rahovec, nuk i pranon rezultatet

Partia Demokratike e Kosovës nuk do t’i pranoj rezultet e zgjedhjeve në Komunën e Rahovecit, ku fitues del të jetë kandidati i AAK-së, Smajl Latifi.Ndonëse PDK dhe AAK janë në bashkëqeverisje në nivel qendror, dega e PDK-së në Rahovec ka njoftuar se në asnjë mënyrë nuk do ta pranoj rezultatin zgjedhor, raporton Gazeta Blic.Kjo degë e PDK-së ka numëruar disa nga arsyet, pse kanë çuar në marrjen e këtij vendimi.

Ky është njoftimi i plotë i PDK-së:

 

Rezultatet preliminare zgjedhore të balotazhit për kryetar të Komunës së Rahovecit

Me 23 Nëntor 2017 me fillim në ora 16:00, Kryesia e Degës së PDK-së në Rahovec, ka mbajtur mbledhjen e vet të rregullt në të cilën ka shqyrtuar pikën, “Rezultatet preliminare zgjedhore të balotazhit për kryetar të Komunës së Rahovecit”. Pas përfundimit të diskutimit dhe analizave Kryesia e Degës, me vota unanime ka marrë vendim; nuk pajtohet me rezultatet preliminare zgjedhore, të balotazhit për kryetar të Komunës së Rahovecit të publikuara nga KQZ-ja.

Arsyet e mos pranimit të rezultateve janë:

-Përmirësimet e FPR-ve nga personat të paautorizuar në disa qendra të votimit,

-Kondrabandimi i votave të votuesve,

-Deformimi i vullnetit të votuesit,

-Manipulimi i votave të pavlefshme,

-Kërcënimi dhe frikësimin e komisionarëve dhe vëzhguesve.

Kryesia e Degës së PDK-së në Rahovec, është e vendosur në vendimin e marrë dhe do të shfrytëzoj të gjitha mjetet demokratike, kushtetuese dhe juridike për zbardhjen e së vërtetës, njëherë për të çuar në vend vullnetin e sovranit-votuesit.

Më Shumë

Turistët dalin jashtë hotelit në Prizren pas tërmetit

Pas tërmetit me magnitudë 4.8 që goditi rajonin juglindor të Kosovës më 10 shkurt 2026, turistët që ndodheshin në Prizren kanë dalë jashtë nga...

Kryeministri i parë i Palestinës ishte shqiptar

Një fakt historik pak i njohur për publikun e gjerë është se kryeministri i parë i një qeverie palestineze ishte Ahmed Hilmi Pasha, një...

Lajmet e Fundit