Asamblistët e Fëmijëve nga Prizreni vizituan Komunën e Mitrovicës

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës është realizuar mbledhja e radhës në mes të asamblistëve të fëmijëve nga qyteti i Prizrenit dhe qytetit të Mitrovicës.

Asambleja Komunale e Fëmijëve është organ legjitim i përfaqësimit të fëmijëve në vendimmarrje në nivel lokal dhe ambient ku vazhdimisht promovohen liritë dhe të drejtat e fëmijëve.

Qëllimi i këtij takimi kishte të bëjë kryesisht me shkëmbimin e përvojave të tyre me ç’rast u njoftuan nga afër me sfidat të cilat po përballen të dy asambletë dhe njëkohësisht u diskutua për realizimin projekteve të përbashkëta për vitin e ardhshëm.

Fillimisht hapjen e diskutimit e bëri koordinatori i Njësisë për të Drejta te Njeriut nga Komuna e Mitrovicës, Fitim Rama, i cili përgëzoj asamblistët e rijnë nga të dy qytetet për këtë iniciativë e cila do të shërbej si urë lidhëse ne shkëmbim të përvojave.

Ndërsa në fjalën e tij kryetari i Asamblesë së Fëmijëve në Komunën e Mitrovicës, Irfan Peci, pasi falënderojë mysafirët nga Prizreni për shkëmbimin e ideve dhe mundësive bashkëpunuese për të ardhmen, u zotuar që vazhdimisht do të punohet që të promovohen liritë dhe të drejtat e fëmijëve.

Më Shumë

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

Lajmet e Fundit