Haskuka: Kisha Ortodokse nuk duhet të quhet Serbe, por e Kosovës apo vetëm Kishë Ortodokse

Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje përmes një shkrimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook reagoi ashpër në lidhje me debatin për liritë fetare, gjë që sipas tij është shtrembëruara dhe përdorur si mjet propagandistik nga pushteti, transmeton Gazeta e Re.

Ja postimi i plot i Haskukës:

“Pushtetet kriminale njërën nga mjetet kryesore të represionit e kanë propagandën. Paraqitja e lajmeve të shtrembëruara lidhur me debatin për liritë fetare është një nga shembujt më flagrant të kësaj dukurie. Lidhur me këtë ligj Lëvizja Vetëvendosje ka pasur qëndrimin më parimor, një nga këto qëndrime ishte që në Kosovë, Kisha Ortodokse nuk duhet të quhet Serbe por e Kosovës apo vetëm Kishë Ortodokse. Nëse ajo quhet “serbe” atëherë gjithë ortodoksët së pari duhet të bëhen serbë dhe ne e lëmë derë të hapur intervenimeve të Serbisë. Njëjtë edhe fjalimi i deputetit Arber A. Rexhaj ishte në këtë kontekst dhe devijimet me tituj portalesh vetëm se e tregojnë se sa kriminele është ky pushtet.”

Më Shumë

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

Lajmet e Fundit