Haskuka: Akuzat e PDK-së janë qesharake – do padisim për shpifje Stavilecin e Gashin

Kryetari i zgjedhur i Prizrenit, Mytaher Haskuka, e ka quajtur qesharake akuzën e Partisë Demokratike të Kosovës se Vetëvendosje ka bërë keqpërdorime në Prizren.Për videon e publikuar nga PDK-ja ku disa persona vërehen tek bartin kutit e votimit në një qendër në Prizren dhe me të cilën kjo parti thotë se dëshmon keqpërdorimet, Haskuka ka thënë se aty shihet procesi normal i bartjes së votave nga komisionerët, por ka shtuar se është shkelje ligji fakti që një parti politike i ka këto pamje.

“Gjatë gjithë procesit nuk ka pasur asnjë vërejtje nga komisionerët. Videoja është marrë dhe është prerë ashtu siç ka dashur dikush. Kjo është shkelje e ligjit pasi personat privatë nuk do të duhej ta kishin këto video. Por, PDK-ja mundohet të shpifë dhe të dezinformojë opinionin me servilët e tyre që punojnë për ta”.

Prandaj, Haskuka ka njoftuar se për disa zyrtarë të PDK-së edhe do të procedojnë kallëzime penale.“Ne do të paraqesim kallëzim penal për shpifje për Blerand Stavilecin dhe Kujtim Gashin”.Ndërsa Haskuka ka pasur akuzat e veta në drejtim të PDK-së dhe pushtetit lokal të deritanishëm atje.“Zyrtarët e PDK-së po largojnë dosje nga komuna në drejtime të panjohura. Kemi të thëna edhe nga IT-ja e komunës që po bëhen fshirje të dosjeve. Ku po shkojnë ato dosje? Përse ka nevojë të fshihen? Kjo është vazhdim i kriminalitetit të PDK-së në Prizren”.

Më Shumë

Përleshje fatale në Dragash – një i vdekur, i dyshuari në arrati

Në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit është raportuar një rast i rëndë, ku fillimisht ka ndodhur një rrahje mes disa personave. Sipas informacioneve zyrtare,...

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

Lajmet e Fundit