20.3 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Deputetja e Vetëvendosjes akuzon Thaçin e Veselin për vrasjen e komandant “Drinit”

Deputetja e Vetëvendosjes Drita Millaku, ka akuzuar Presidentin Hashim Thaçi dhe kryekuvendarin Kadri Veseli për vrasjen e Ekrem Rexhës i njohur si komandant “Drini”.

Kështu ka thënë Millaku në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për draftbuxhetin e vitit 2018, njofton Klan Kosova.

“Pse duhet të rritet buxheti i Presidentit – çfarë po bën ai pos bisedave me liderët serbë, ndërsa nuk e dekoron komandant Drinin, kërkesa për të rri në sirtarë”.

“…dhe a e dini pse nuk e bën, sepse Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë qenë në dijeni për vrasjen e komandat Drinit”, ka thënë Millaku para deputetëve.

Më Shumë

Vajzat U18 të Bashkimit sot në finalen e madhe, ftohen tifozët në “Sezai Surroi”

Vajzat e grupmoshës U18 të KBF Bashkimit kanë arritur në finalen e madhe të garës ndaj KBF Pressing-ut U18, pas një ecurie të suksesshme...

Kosova ishte afër Botërorit, Ismet Kryeziu i KDI-së nuk e përballon humbjen, ia plas vajit

Kombëtarja e Kosovës në futboll ishte shumë pranë një arritjeje historike për kualifikim në Botëror, por ëndrra nuk u realizua. Ndeshja vendimtare solli emocione të...

Lajmet e Fundit