Kryeministri Ramush Hradinaj, vizitoi shkollën “Maarif” në Prizren

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të hënën ka vizituar shkollën “ Maarif” në Prizren. Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë ditës ka vizituar shkollën “ Maarif School Kosova” në Prizren, i shoqëruar edhe nga ambasadorja e Turqisë në vendin tonë, Këvëllxhëm Këlleç, dhe ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhillar, duke u takuar me stafin drejtues, personelin dhe nxënësit e kësaj shkolle që financohet nga fondacioni “ Maarif”.

Ai tha se ishte i befasuar për të mirë me kushtet solide në këtë institucion arsimor, duke e vlerësuar edhe punën cilësore që bëhet aty, u shpreh ai.

Në interesimin e gazetarëve se a ka pranuar ai ndonjë kërkesë për mbylljen e shkollave të Fetullah Gylen, ai nuk dha përgjigje, duke u shprehur se jemi të fokusuar që shkollat si “ Maarif” të jenë të suksesshme në procesin e tyre edukativo-arsimor në vendin tonë.

Kjo shkollë aktualisht ka 102 nxënës të cilët i vijojnë mësimet në gjuhën shqipe dhe atë turke, nga klasa e parë deri në të nëntën. Me nxënësit punojnë 54 mësimdhënës , si dhe shkolla ka edhe 35 punëtorë të tjerë ndihmës.

Për nder të kësaj vizite, u shfaq edhe një program i pasur artistik./tvprizreni.com/

 

Më Shumë

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Lajmet e Fundit