Era e fortë shkakton telashe në disa fshatra të Hasit, mungon edhe energjia elektrike

Era e fortë mbrëmë ka goditur shumë fshatra të zonës së Hasit, duke dëmtuar çatitë e shtëpive dhe rrëzuar shtylla të shumta elektrike, njoftojnë banorë të kësaj zone.

Sipas tyre, gjendja më e rëndë paraqitet në fshatrat: Dedaj, Romajë, Lugishtë, Kabash dhe Kushnin . Si pasojë e dëmtimit të shtyllave elektrike, që nga mbrëmja e fundit në shumë fshatra të kësaj zone është ndërprerë edhe furnizimi me energji elektrike.

Banorët e këtyre fshatrave kërkojnë nga kompania KEDS dhe organet tejra kompetente të dalin në vendngjarje, dhe të evitojnë dëmet e shkaktuara nga erërat e fuqishme, si dhe të mundësohet ritkhimi i furnizimit të rregullt me energji elektrike./TV Prizreni/

Më Shumë

Mallorca vendos çmimin për Muriqin, prizrenasi drejt largimit

Krerët e Mallorcas raportohet se tashmë kanë përcaktuar çmimin për kartonin e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili pritet të largohet...

“Nuk largohem pa e përmbyll me Lirinë” – Munishi hedh poshtë spekulimet

Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Ismet Munishi, ka mohuar raportimet mediatike për një largim të mundshëm nga klubi dhe për bisedime me skuadra të...

Lajmet e Fundit