Priten drunjtë e dëmtuar nga era në Parkun e Prizrenit

Drunjtë e dëmtuar nga erërat e forta në brendi të Parkut të qytetit janë prerë, kanë bërë të ditur autoritetet komunale të Prizrenit. Mirëpo lidhur me këtë aktivitet nuk ka pasur ndonjë njoftim për publikun, gjë që ka bërë që qytetarët që kanë kaluar përmes kësaj hapësire publike të adresojnë shqetësimin për këtë rast. Madje kalimtarët kanë dërguar fotografi me drunjtë e prerë në adresat elektronike të mediave.

zyrtarët komunalë kanë deklaruar se i tërë veprimi është bërë me kontrollin e tyre në Parkun e qytetit, i cili i është dhënë në shfrytëzim një operatori ekonomik.

Shefi i Zyrës për Informim në Komunën e Prizrenit, Ymer Berisha, ka theksuar se Parku i qytetit është njëri prej vendeve me të cilin krenohen Komuna dhe qytetarët e saj dhe se për mirëmbajtjen më të mirë të kësaj hapësire Kuvendi i Komunës ka marrë vendim që ta japë në shfrytëzim.

e drunjve në Parkun e qytetit sipas informatave të inspektorëve të ambientit është duke u bërë me kontroll, pasi që ky park ka drunj të vjetër 40 deri 50 vjet”, ka thënë Berisha…

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Lajmet e Fundit