22.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Betohet Haskuka, kërkon bashkëpunim në qeverisjen e tij

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka dhënë sot betimin e tij në Kuvendin Komunal të Prizrenit, njofton Klan Kosova.

Haskuka tha që shpreson se personat që sot bojkotuan seancën solemne të fillojnë me një opozitarizëm më konstruktiv.

“Komuna e Prizrenit ka shumë probleme të akumuluara”, tha Haskuka, për të cilat probleme ai pohoi se nuk mund t’i zgjidhë i vetëm, andaj kërkoi bashkëpunim me të gjitha institucionet, me shoqërinë civile si dhe me bizneset.

“Premtoj nga sot që do të mundohem të kemi një demokraci të drejtpërdrejtë”.

Disa asambleistë nuk morën pjesë kur Haskuka u betua si kryetar, për çfarë ai tha se të mundohesh të dalësh nga një aktivitet solemn nuk ka ndodhur në asnjë komunë tjetër, dhe kjo sipas tij nuk është diçka e mirë.

Tutje, ai tha se do të punojë në përmirësimin e gjendjes ekonomike bashkërisht me bizneset, me prizrenasit, por më shumë me diasporën, për të cilën tha se është e interesuar që të investojë në Prizren.

“Do të rrisim subvencionet në bujqësi”, tha Haskuka, ndërsa për turizëm premtoi se do ta mbrojnë bashkë trashëgiminë historike të këtij qyteti.

“Gjendjen në arsim dhe në shëndetësi do ta përmirësojmë bashkërisht”.

Haskuka premtoi një komunë të hapur, dhe me administratë transparente e efektive.

Më Shumë

Propozimi i PDK-së për zgjedhje: 30 qershori ose 7 korriku

Mbrëmë janë takuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi. Gjatë këtij takimi, ndër të tjera u diskutua...

Prizren/ Një person kapet me thikë në xhep

Policia  në Prizren  ka ndaluar një person me inicialet B.K. për kontroll rutinor në një automjet me targa të Shqipërisë. Gjatë kontrollit, një arme e...

Lajmet e Fundit