Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Ilir Baldedajt

Mungesa e prokurorit Mehdi Sefa, ka bërë që shtyhet seanca gjyqësore e paraparë për të premten, në çështjen penale kundër drejtorit të Administratës në Komunën e Prizrenit, tani të akuzuarit për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Ilir Baldedaj.

Gjykatësi i kësaj çështje, njëherësh kryetari i trupit gjykues Artan Sejrani, lidhur me mungesën e prokurorit Sefa, konstatoi se ky i fundit ka njoftuar gjykatën se në të njëjtën kohë, kur ishte planifikuar kjo seancë, do të prezantoi në një gjykim tjetër.

Kurse, në sallë të gjykimit prezantoi i akuzuari Baldedaj dhe mbrojtësi i tij, avokati Miftar Qelaj.

Shqyrtimi i dytë, ndërkaq është shtyrë për 26 dhjetor 2017, në ora 09:00.

Ndryshe, i akuzuari Baldedaj, në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 21 nëntor të këtij viti, është deklaruar i pafajshëm dhe nuk e ka pranuar fajësinë për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ilir Baldedaj, po akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prizren, se gjatë periudhës gusht 2015 – dhjetor 2016, duke vepruar në cilësinë e drejtorit të Administratës Komunale të Prizrenit, ka lidhur kontratë me tri televizione lokale për të reklamuar shërbimet komunale.

Sipas aktakuzës, Baldedaj kontratat i ka lidhur me televizionet lokale pa procedura tenderuese dhe nga ekspertiza financiare ka rezultuar se pagesat për këto televizione janë më të mëdha se që janë paraparë në kontratë, duke dëmtuar buxhetin e Komunës së Prizrenit, në shumë prej rreth 70 mijë euro.

Aktakuza tutje përshkruan se televizionit “Opinion” i janë paguar rreth 37 mijë euro më shumë se pagesa e paraparë sipas kontratës, televizionit “Besa” rreth 25 mijë euro dhe televizionit “Prizreni” rreth 10 mijë euro./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Qeveria mbështet projektin për furnizimin e Malishevës me ujë të pijes

Në ambientet e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Banjë të Malishevës është prezantuar Studimi i Fizibilitetit për furnizimin me ujë të pijes të Komunës së...

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Lajmet e Fundit