8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

PDK ndërpret seancën e betimit të Mytaher Haskukës

Anëtarët e përbërjes së re të Kuvendit të Komunës së Prizrenit janë betuar të premten në seancën inauguruese të këtij organi, raporton Koha Ditore.

Ndërkohë kur në rend dite ka qenë pika e betimit të kryetarit, këshilltarët e PDK-së janë larguar nga salla e KK-së, derisa këshilltari më i moshuar, Alush Shala që vjen nga radhët e kësaj partie ka ndërprerë seancën inauguruese.

“Ndërpres seancën për një kohë, derisa të konsultohem me grupin e këshilltarëve të PDK-së dhe të krijohen kushtet për vazhdimin e saj”, ka thënë ai. Me një qëndrim të tillë nuk janë pajtuar këshilltarët e LVV-së dhe të LDK-së që kanë pohuar se rendi i ditës është përcaktuar dhe votuar dhe se duhet vazhduar me pikën e betimit të kryetarit të Komunës.

Dafina Bllaca nga PDK ka bërë të ditur se ky subjekt ka lëshuar “pjesën e seancës së betimit nga qytetari Mytaher Haskuka”, pasi LVV asnjëherë nuk ka marrë pjesë në betimin e ish-kryetarit, Ramadan Muja.

jonë është në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk do të ndalemi së kontestuari se Mytaher Haskuka është me legjitimitet të kontestuar dhe në këtë mandat do të ju përcjellë gjithmonë dilema e jo gatishmërisë suaj për tu hapur dhe rinumëruar kutitë e votimit…”, ka thënë ajo në një deklarim në oborrin e objektit komunal.

Pas një pauze të shkurtër dhe sqarimeve të marra nga zyrtarët ligjorë komunal, seanca inauguruese e KK-së ka vazhduar punimet në udhëheqjen e këshilltarit tjetër më të moshuar, Haziz Hodaj (LDK), me ç’rast kryetari Haskuka është betuar para 28 anëtarëve të KK-së

Më Shumë

Latifi: Kosovës i duhet ndihma profesionale, jo `dyqanet e kirurgjisë`

Kirurgë shqiptarë në mërgatë do ta ndihmojnë Kosovën dhe shëndetësinë e saj, përmes Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës. Kryetari i këtij kolegji Dr. Rifat...

Vetaksident i rëndë trafiku në Prizren (video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizues të Sinjalit...

Lajmet e Fundit