16.6 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Tentim anulimi i Speciales, paralajmërim për destabilizim

Krerët e shtetit nuk do të zmbrapsen nga synimi për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale, pas dështimit që këtë ta bëjnë fundjavën e kaluar. Kështu ka thënë analisti Imer Mushkolaj, sipas të cilit, edhe pse Kuvendi proklamoi nisjen e pushimit dimëror, seanca mund të thirret edhe gjatë kohës sa është zyrtarisht në pushim, shkruan sot Koha Ditore.

Përfaqësues të shoqërisë civile e diplomatë të huaj e kanë cilësuar të rrezikshme iniciativën për ta shfuqizuar Specialen, e cila erdhi nga hiqi.

“Rreziku nuk ka kaluar. Seancë e jashtëzakonshme mund të thirret edhe gjatë kohës sa Kuvendi është zyrtarisht në pushim. Sërish do të tentohet që ligji të shfuqizohet. Kjo është një lojë e rrezikshme për vendin, në të cilën janë të përfshirë ata që mund të jenë subjekt i procedimit nga Gjykata Speciale”, ka thënë Mushkolaj për “Kohën Ditore”.

Sipas tij, gjithçka po bëhet me qëllim të krijimit të një situate të re për negocim të rasteve që mund të procedohen, por edhe për të dërguar sinjal që, nëse ndodh ndryshe, situata mund të destabilizohet…

Më Shumë

Mike Tyson trondit botën me rrëfimin e tij: Kam përdorur drogë për të përballuar dhimbjet

Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka bërë së fundmi një pranim të habitshëm duke zbuluar se përdorte fentanyl për të përballuar dhimbjet gjatë karrierës...

Protestë në përkrahje të ish-luftëtarëve të UÇK-së në Hagë

Një numër i madh i bashkëluftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mërgimtarëve nga diaspora, si dhe qytetarë shqiptarë nga Kosova dhe nga trojet tjera...

Lajmet e Fundit