Haskuka : Nuk bisedoj veç me PDK-në

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se ka përafrim të qëndrimeve me partitë politike për sigurimin e shumicës në Kuvendin e Komunës, si dhe krijimin e Ekzekutivit gjithëpërfshirës.

Sipas tij, bisedat janë duke u zhvilluar me të gjitha partitë që përfaqësohen në KK, pos me PDK-në dhe se gjasat janë reale që në javën e dytë të janarit të zgjidhet kryesuesi dhe të emërohen drejtorët e qeverisë komunale, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai ka shtuar se për caktimin e drejtorëve kriteri kryesor është ai profesional dhe se për këtë shkak edhe krijimi i qeverisë lokale po merr kohë.

“Jemi në biseda për krijimin e Ekzekutivit. Jemi duke i shikuar kriteret profesionale dhe kjo po merr më shumë kohë. Mendoj se kjo do të mbetet deri në javën e dytë të janarit, pasi të kalojnë festat”, ka thënë Haskuka.

Ai të hënën ka pohuar se tashmë janë siguruar numrat për zgjedhjen e kryesuesit.

“Jam në biseda me të gjitha partitë pos PDK-së. Momentalisht i kemi numrat, por çështja e mbetur është lidhur me personat që i kërkojmë për Ekzekutiv, pra jemi duke i shikuar kriteret profesionale që të kemi njerëz sa më cilësorë në drejtori. Kuvendi i Komunës duhet të mblidhet për të zgjedhur kryesuesin dhe në atë rast do të paraqes emrat e drejtorëve”, ka deklaruar Haskuka

Më Shumë

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

27 vite pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, trupat gjermane kaluan përmes Kukësit

Mes mikpritjes, bujarisë, humanizmit, por edhe vështirësive të shumta që kaloi populli i Kosovës me banorët e Kukësit në tre muajt e pranverës së...

Lajmet e Fundit