Klopp refuzon Bayernin: Dua të fitoj titullin në Premier League

Zërat e ditëve të fundit se trajneri Jurgen Klopp do të rikthehet në Bundesliga, këtë herë si trajneri I Bayern Mynih, janë hedhur sot poshtë nga menaxheri i tij, Marc Kosicke.

Ai ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në këto zëra dhe se Klopp do të vazhdojë të drejtojë Liverpool sezonin tjetër. “Nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me transferimin e Jurgen te Bayern. Ai do të vazhdojë me Liverpool, pasi kërkon të triumfojë në Premier me këtë ekip”, tha menaxheri i Klopp.

Klopp konsiderohej si kandidati kryesor për të zëvendësuar Yupp Heynckes, që erdhi në mesin e këtij sezoni te Bayern, pas shkarkimit të Carlo Ancelotti. Por duket se Klopp ka të tjera plane, ndaj ka vendosur të mos rikthehet në Gjermani. Mes kandidatëve të tjerë për të marrë stolin e Bayern janë Joachim Loew, Thomas Tuchel dhe Julian Nagelsmann, por duket se emri i trajnerit të ri do të jetë enigmë deri në fund të sezonit.

Më Shumë

Totaj pret në Prizren ish-kongresmenin amerikan Bob McEwen dhe ish-deputetin gjerman Volkmar Klein

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në një takim miqësor ish-kongresmenin amerikan Robert D. McEwen, i njohur si Bob McEwen, aktualisht...

Kurban Bajrami, BIK publikon orën e faljes së namazit

Kurban Bajrami do të falet të mërkurën, më 27 maj 2026, në orën 05:40 në të gjitha xhamitë e Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës ka...

Lajmet e Fundit