Specialen nuk e zmbrapsin iniciativat për shfuqizim

Përpjekja për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale nuk i ka lëkundur Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të cilat përbëjnë emërtimin zyrtar për Gjykatën Speciale, shkruan sot Koha Ditore.

Përderisa në Kosovë është paralajmëruar të ndërmerret iniciativa për shfuqizimin e Ligjit për Specialen, institucionet që derivojnë prej tij kanë thënë se janë të fokusuar në përmbushjen e mandatit të tyre, bazuar në amendamentin kushtetues dhe ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës.

“Dhoma e Posaçme e Kosovës është e fokusuar në zbatimin e mandatit të vet në përputhje me Ligjin e miratuar mbi Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar, si dhe në përputhje me amendamentin kushtetues.

Më Shumë

Kurti prezanton projektet për qytetin e Prizrenit

Kryetari i Vetëvendosjes dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar projektet për qytetin e Prizrenit, në të cilin premtoi investime milionëshe.   Në tubimin në...

Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen 130 krerë

Në Delloc të Suharekës, ku blegtorit Isuf Destani i janë asgjësuar 130 krerë dele, të prekura nga sëmundja virale e lisë. Komuna e Suharekës nënvizon...

Lajmet e Fundit