Mediat spanjolle dhe angleze raportojnë se Icardi i ka kryer testet mjekësore te Real Madridi

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, i ka kryer testet mjekësore te Real Madridi dhe është i gatshëm t’i bashkohet gjigantit spanjoll gjatë këtij muaji, raporton Daily Express.

Lajmi u raportua nga mediumi spanjoll Diaro Gol që pohoi se Icardi do të jetë transferimi bombë i Real Madridit gjatë afatit kalimtar dimëror.

Lajmi i mediumit spanjoll është bartur edhe te mediat angleze, me Daily Express që shkon edhe më larg sa që raporton se argjentinasi i ka kryer testet mjekësore dhe është i gatshëm ta kompletojë transferimin tronditës në kryeqytetin spanjoll gjatë afatit kalimtar të janarit.

Argjentinasi shihet nga presidenti i Realit, Florentino Perez, si zëvendësuesi ideal i Karim Benzemas, i cili po kalon nëpër formë shumë të dobët.

Ndërkohë, për dallim nga francezi, Icardi është në formë të shkëlqyer pasi ka shënuar 18 gola në 20 ndeshje në Serie A dhe ka një klauzolë lirimi prej 110 milionë euro në kontratën e tij me Interin.

Më Shumë

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Sulmi me kallashnikov ndaj autobusit në Malishevë, Prokuroria ndalon për 48 orë një person për tentim-vrasje

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se një person është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë lidhur me sulmin e armatosur ndaj një autobusi...

Lajmet e Fundit