9 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Miami befason Toronton, tjetër humbje për City Thunder

Një kosh i realizuar nga Wayne Ellington vetëm një sekondë para rënies së sirenës për përfundimin e ndeshjes i dha fitoren e ngushtë 89-90 Miami Heat në parketin e Toronto Raptors, duke ndërprerë serinë prej 12 suksesesh radhazi të kanadezëve brenda në “Air Cana Center”. Goran Dragic realizoi 24 pikë dhe rikuperoi 12 topa poshtë koshit për ekipin nga Florida, që shënoi ecurinë me të mirë sezonale prej 5 fitoresh radhazi. Në radhët e Raptors mungonte për arsye dëmtimi Kyle Lowry, ndërsa DeRozan e mbylli si zakonisht me statistikat më të mira: 25 pikë, 6 asist dhe 4 rikuperime.

Oklahoma City Thunder pësoi humbjen e dytë radhazi, këtë herë nga Portland Trail Blazers 106 – 17 brenda në “Chesapeake Energy Arena”. Skenën në këtë përballje e rrëmbeu McCollum me 27 pikë, 7 asist dhe 3 rikuperime, ndërsa për vendasit Russell Westbrook u ndal në vetëm 22 pikë, 12 asist dhe 9 topa të kontrolluar poshtë koshit.

Rikthehet te fitorja Dallas Maverick, që kaloi 114 – 99 Orlando Magic. Dirk Nowitzki dhe Dennis Smith Jr. realizuan secili nga 20 pikë për vendasit, që ndalën serinë prej 3 humbjesh radhazi.

Ndërkohë në “Staples Center” Los Angeles Lakers iu imponua 99 – 86 Sacramento Kings në duelin e fundtabelës në Konferencën e Perëndimin. Të dyja skuadrat po zhvillojnë një sezon të dobët me shanse minimale për t’u renditur në zonën play off në fund të sezonit të rregullt.

Më Shumë

Falsifikim dokumentesh në Prizren – dy persona ndalohen për 48 orë pasi tentuan pajisje të kundërligjshme me dokumente

Një rast serioz i falsifikimit të dokumenteve dhe vjedhjes së identitetit është zbuluar dje në Prizren, ku dy persona kanë përfunduar në mbajtje policore...

Zekaj renditet i 5-ti në Sofia European Open 2026

Xhudisti Shpati Zekaj ishte i lirë në xhiron e parë, në të dytën mposhti 2 Wazaari dhe 1 Yuko, Borislav Vladov nga Bullgaria. Në...

Lajmet e Fundit