Hatim Baxhaku: Dëshiroj të merrem me kirurgji dhe të vazhdoj angazhimin në parti

Hatim Baxhaku, i cili nga radhët e degës së LDK-së në Prizren kishte garuar në zgjedhjet e tetorit për t’u bërë kryetar i Komunës nuk do ta pranojë postin e nënkryetarit në Ekzekutivin lokal. Në një prononcim për gazetën Baxhaku ka theksuar se asnjëherë nuk ka qenë i interesuar për këtë post dhe se dëshiron që të vazhdojë aktivitetin profesional bashkë me kontributin politik për fuqizimin e partisë së tij.

“Dëshiroj të merrem me kirurgji dhe të vazhdoj angazhimin në parti. Nuk jam i interesuar për atë post”, ka thënë Baxhaku.

Qëndrimin e njëjtë e pati shprehur edhe në një postim në rrjetet sociale. Ai ka pohuar se nuk ka pasur asnjëherë pretendime për postin e nënkryetarit, ani pse në mbledhjen e kryesisë së degës së LDK-së, nga shumica e anëtarëve të kryesisë kishte dalë propozimi që nëse arrihet ndonjë koalicion me LVV-në ai të jetë kandidati për nënkryetar, shkruan sot Koha Ditore.

“Me qëllim të informimit të drejtë të gjithë juve , dua t’ju informoj se unë nuk jam i gatshëm dhe i disponuar për këtë pozitë për shumë arsye, të cilat do t’i tregoj në një rast tjetër. Në planin politik do t’i përkushtohem punës në LDK për fuqizimin e partisë ashtu që në zgjedhjet e ardhshme t’ua kthejmë Prizrenit dhe qytetarëve të saj qeverisjen e LDK-së, e cila i nevojitet Prizrenit dhe të cilën e meritojnë Prizreni dhe qytetarët e tij”, ka shkruar ai…

Më Shumë

‘As të gjallë, as të vdekur’ –Ja ku u mbajt për gjysmë shekulli trupi i Azem Galicës që serbët të mos e gjenin kurrë

Në ditët e fundit të korrikut të vitit 1924, Azem Galica, u plagos rëndë gjatë betejës kundër ushtrisë jugosllave që kishte rrethuar Drenicën me...

Charlotte FC me ofertë për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht në Ligën MLS. Skuadra Charlotte FC tashmë ka...

Lajmet e Fundit