10.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Në një shtëpi në Kaliforni gjenden 13 fëmijë të prangosur

Dy prindër janë arrestuar në Kaliforni, pasi policia ka gjetur 13 persona që dyshohet se janë mbajtur robër në shtëpinë e tyre.

David Allen Turpin, 57 vjeç, dhe Louise Anna Turpin, 49 vjeçe, janë dërguar në mbajtje nën akuzat për torturë dhe rrezikim të fëmijëve.

Trembëdhjetë njerëzit – të moshës midis dy dhe 29 vjeç – janë gjetur në një shtëpi në Perris, 95 kilometra në juglindje të Llos Angjellesit, tha policia, transmeton rel.

Të gjithë ata besohet se janë vëllezër dhe motra.

Zyrtarët janë alarmuar nga njëra prej viktimave, e cila ka arritur të ikë dhe të thërrasë numrin e urgjencës “nga një telefon që ka gjetur brenda shtëpisë”, tha policia.

Po sipas saj, oficerët më pas “kanë gjetur disa fëmijë të lidhur në shtretërit e tyre me zinxhirë, në një mjedis të errët dhe me erë të keqe”.

Prindërit nuk kanë qenë në gjendje të japin menjëherë arsye logjike përse fëmijët e tyre janë mbajtur në atë mënyrë, tha policia.

Më Shumë

Kirurgjia e kancerit të mushkërive e sigurt edhe për mbi 80-vjeçarët

Mjekët nuk duhet ta përjashtojnë automatikisht ndërhyrjen kirurgjikale për 80-vjeçarët me kancer të mushkërive në fazë të hershme, sipas një studimi të ri që...

Dy budallaki dhe një djallëzi

Shkruan Ag Apolloni Para pak ditësh ndodhi një budallaki me një ekspozitë që provokoi protesta. Ishte ekspozitë e bazuar në një monografi për masakrat në...

Lajmet e Fundit