12.5 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Policia në Prizren arreston hajnat e veturave

Në mesnatë, rreth orës 02:30 minuta, përmes telefonit 192, Policia në Prizren ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në rrugën “Petrit Bytyqi” po ndodh një vjedhje nga një automjet Golf II.

Një patrullë e Njësisë Reaguese ka shkuar në atë lokacion dhe ka marrë informatat e para nga vendi i ngjarjes e më pas ka filluar kërkimi për të dyshuarit.

“Pas shpërndarjes së informatave përmes rrugëve operative, rreth orës 02:40 minuta, në rrugën ‘Adem Jashari’ është ndaluar një automjet Golf V me targa 04; me tre të rinj dhe gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit janë gjetur një radio dhe tre akumulatorë të automjeteve. Gjatë intervistës në prani të avokatëve mbrojtës është bërë e ditur se gjatë natës janë thyer tri automjete: një Golf II; një Reno Clio dhe një VW Passat”, bën me dije Policia nga Rajoni i Prizrenit.

Pas intervistave, është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që tre të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor.

Më Shumë

Vllaznia përmbys Drinin e Bardhë

Vllaznia ka regjistruar fitore në shtëpi ndaj Drini i Bardhë me rezultat 3:1, në një ndeshje ku mysafirët e nisën më mirë. Drini i Bardhë kaloi i...

Hodaj i LDK-së propozon ngritjen e një monumenti në Prizren për të nderuar solidaritetin e Kukësit në vitin 1999

Anëtari i LDK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Haziz Hodaj, ka iniciuar një nismë zyrtare për përkujtimin institucional të rolit historik të Kukësit gjatë...

Lajmet e Fundit