Qendra e re e Paraburgimit në Prizren, peng i lokacionit dhe buxhetit

Nisma për ndërtimin e një qendre të re të paraburgimit në Prizren ka mbetur në pikën zero.

Dy vjet pas dërgimit të kërkesës në Komunën e Prizrenit për gjetjen e një lokacioni të përshtatshëm për Qendrën e re të Paraburgimit, drejtuesit e Ministrisë së Drejtësisë kanë pranuar se nuk ka pasur përparim drejt realizimit të këtij projekti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Madje, ministri i MD-së, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se nuk ka as mjete financiare për këtë qëllim. “Me këtë projekt nuk është lëvizur përpara. Nuk është në projektbuxhetin e vitit 2018 ndërtimi i një qendre të paraburgimit në Prizren”, ka thënë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Në të njëjtën kohë ai ka theksuar se Qendra ekzistuese e Paraburgimit në Prizren nuk i plotëson kushtet për trajtimin e të burgosurve dhe po ashtu nuk e ka përjashtuar as mundësinë për mbylljen e saj..

Më Shumë

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Nënkryetarja e Suharekës merr pjesë në tryezën për investimet në Kosovë

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Arta Gashi, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga KUSA në bashkëpunim me Ambasada e Shteteve të...

Lajmet e Fundit