9.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Policia bastis një lokacion në Tusus, gjen gjësende të vjedhura dhe armë (Video)

Pas arrestimit të disa të dyshuarve për vjedhje nëpër automjete në Prizren mesnatën e fundit, gjatë ditës së sotme është kryer edhe një bastisje nga policia në lagjen “ Tusus” ku janë gjetur gjësende të vjedhura dhe armë, si dhe është arrestuar edhe një i dyshuar. Policia gjatë mesditës së sotme, ka ndërmarrë një aksion për bastisje te një shtëpie në lagjen “ Tusus”, nën dyshimet për gjësende të vjedhura, me ç’rast ka arrestuar edhe një të dyshuar.

Se si erdhi deri te kjo bastisje, është prononcuar zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, i cili tha se mesnatën e fundit, rreth orës 02:30 minuta, policia ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në rrugën “Petrit Bytyçi” po ndodh një vjedhje nga një automjet “Golf II”.

Një patrullë e Njësisë Reaguese ka shkuar në atë lokacion dhe ka marrë informatat e para nga vendi i ngjarjes e më pas ka filluar kërkimi për të dyshuarit. Pas shpërndarjes së informatave përmes rrugëve operative, rreth orës 02:40 minuta, në rrugën “Adem Jashari” është ndaluar një automjet “Golf V” me tre të dyshuar.

Gjatë intervistimit të tyre, është kuptuar edhe për një shtëpi në lagjen “ Tusus” ku mund të ndodhen gjësende të vjedhura, dhe gjatë ditës kemi realizuar këtë aksion në këtë lokacion, tha ai. Gjatë bastisjes që i është bërë shtëpisë dhe objekteve të afërta përreth, janë gjetur gjësende të ndryshme të vjedhura, por edhe tri granata dore dhe një karikator i pistoletës, ndërsa pronari me inicialet G. B është shoqëruar për në polici, ka bërë të ditur zëdhënësi Berisha.

Për largimin e granatave të gjetura, në vendngjarje ka qenë e angazhuar edhe Njësia e Deminimit të FSK-së.

Më Shumë

Martohet djali i heroit të Kosovës, Fetah Gega

Në një atmosferë festive dhe familjare, është kurorëzuar sonte martesa e djalit të heroit të Kosovës, Fetah Gega. Me këtë rast, urime publike ka përcjellë...

27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Masakra në Pastasellë të Komunës së Rahovecit është një nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës...

Lajmet e Fundit