Haskuka mirëpret projektin e USAID për trajnim të shërbyesve civil

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me ekipi i projektit të Programit për Zhvillim të Politikave Publike dhe Lidership (PPDL), kanë mbajtur një takim informues për trajnimin e shërbyesve civil, projekt ky i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe implementuar nga RIT Kosova (A.U.K).

“Programi i USAID-it për Lidership Transformues – Trajnime per Sherbyes Civil/ PPDL, ka për qëllim t’i ndihmojë punonjësit e Qeverisë së Kosovës në rritjen e kapaciteteve në zhvillimi të politikave dhe lidership në nivel qendror dhe lokal. Programi PPDL do të ofrojë trajnime të specializuara për lidership, analiza të politikave publike, vendimmarrje të bazuar në dëshmi dhe vlerësim të programit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Haskukës.

Në këtë takim gjithashtu morën pjesë edhe përfaqësuesit e komunës së Suharekës, Malishevës, Dragashit dhe Mamushës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Lajmet e Fundit