18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Wengeri e pranon interesimin për Aubameyangin

Pas transferimit të Alexis Sanchezit në Manchester United, trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger e ka konfirmuar interesimin për sulmuesin e Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang.

“Askush s’e di sa afër jeni, është transferim i mundshëm, por kemi gjëra tjera në mendje, kemi shumë opsione në pozita të ndryshme. Andaj vendimi përfundimtar s’është marrë. I sigurt apo jo, nuk e di. Nuk jemi afër marrëveshjes për Aubameyangun me Dortmundin, apo këdo tjetër”, ka thënë Wenger.

Nëse Pierre-Emerick Aubameyang transferohet te Arsenali, atëherë do të ribashkohet sërish me mesfushorin Henrikh Mkhitaryan.

Më Shumë

Një grua 43-vjeçare gjendet pa shenja jete në Prizren, nisin hetimet

Një grua rreth 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 12:00 në fshatin Piran të Prizrenit. Sipas Policisë, menjëherë pas pranimit të informacionit,...

Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prizren

Është përfshirë nga zjarri një shtëpi në Prizren. Në raportin e policisë thuhet se shtëpia është e braktisur dhe aty qëndron një person i pastrehë. Ai...

Lajmet e Fundit