10.2 C
Prizren
E diel, 2 Shkurt, 2025

Zidane kërkon nga tifozët që të përkrahen lojtarët

Zinedine Zidane ka kërkuar nga përkrahësit e Real Madridit që t’i dalin zot secilit lojtar të klubit pasi Karim Benzema u fishkëllye nga ata gjatë vikendit.

Sulmuesi francez u prit keq nga fansat në Bernabeu kur u rikthye nga lëndimi në fitoren 7 me 1 kundër Deportivo La Corunas.

Benzema është në qendër të kritikave shkaku i formës së dobët. Ai në 13 paraqitje në La Liga ka realizuar vetëm dy gola, por Zidane insiston se është e rëndësishme që lojtarët të përkrahen nga tifozët.

“Nuk është e kënaqshme të dalësh në fushë dhe të fishkëllehesh. Fansat duhet të jenë me ne”, ka thënë Zidane në konferencën për media.

“E di se keni të drejtë të komentoni çdo gjë sepse paguani për biletë, por ne duam të kemi përkrahjen tuaj gjatë 90 minutave, edhe pas ndeshjes, çfarëdo që të ndodhë”, ka shtuar ai.

“Karim [Benzema] do të jetë me ne nesër. Nuk ka luajtur për një muaj por unë dua që ai të luajë dhe të jetë me grupin. Ai e shijon lojën dhe dëshiron që të jetë në fushë.

Më Shumë

Rahovec, arrestohet një burrë pasi dyshohet se i dehur shkaktoi dhunë psikike ndaj gruas së tij

Një burrë është arrestuar dje me 01.02.2025 në Rahovec, pasi dyshohet se nën ndikim të alkoolit i ka shkaktuar dhunë psikike gruas së tij. Policia...

Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 11 gradë Celsius

Mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe periudha me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale pritet të jenë nga 0...

Lajmet e Fundit