9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

“Lutja për fitoren e Turqisë mbi kurdët” në Prizren hesht BIK-un- Qeveria kundër nxitjes së urrejtjes

Sulmi i forcave ushtarake të Turqisë ndaj kurdëve në veri të Sirisë është përshëndetur e festuar me “lutje të fitores” në xhaminë e “Sinan Pashës” në Prizren.

Kësaj lutjeje i janë bashkuar krerë të bashkësisë islame, imamë, ushtarë turq të KFOR-it dhe ambasadorja turke në Prishtinë, K?v?lc?m K?l?ç.

Ky aktivitet u organizua nga Bashkësia Islame dhe Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë.

Të mërkurën mbrëma këtu në xhaminë Sinan Pasha në Prizren, u organizuan “lutjet e fitores”, siç i kanë quajtur për trupat ushtarake të Turqisë, të cilat po luftojnë kundër kurdëve në territorin e Sirisë. Kjo lutje u drejtua nga imami i kësaj xhamie. Ekipi i KTV-së nuk është lejuar fare të xhirojë brenda hapësirave të kësaj xhamie.

Imam i xhamisë “Sinan Pasha” është Mustafa Tombash nga Turqia, i cili gjatë ditës nuk ka qenë fare në këtë xhami.

Qytetarët kanë mendime të ndryshme për lutjen që u zhvillua në këtë xhami.

Organizatorët e “lutjes së fitores” nuk kanë qenë të gatshëm të flasin për këtë.

Udhëheqës të Bashkësisë Islame të Prizrenit nuk i janë përgjigjur thirrjeve të KTV-së për të marrë një qëndrim të tyre. Kryetari KBI-së në Prizren, Besim Berisha, e as sekretari Orhan Bislimaj, kanë qenë të pakontaktueshëm. Madje, ata nuk kanë qenë as në vendin e tyre të punës.

As në Bashkësinë Islame të Kosovës nuk kanë pranuar të flasin. Kryemami Sabri Bajgora dhe zëdhënësi i këtij institucioni, Ahmet Sadriu, nuk kanë dhënë përgjigje nëse ky organizim u bë edhe me leje të Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Lutjen e fitores” nuk e ka komentuar as Qeveria e Kosovës. Në një përgjigje për KTV-në, qeveria thotë se është kundër çdo nxitjeje të urrejtjes.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, është e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin kudo në botë dhe kundër çdo nxitjeje të urrejtjes dhe përfshirjes së shtetasve të Kosovës, në konfliktet jashtë vendit”, thuhet në përgjigjen nga zyra e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Më 20 janar, ushtria turke filloi operacionin ushtarak në rajonin Afrin të Sirisë.

Ky rajon banohet nga komuniteti kurd, derisa Ankaraja beson se në atë territor është edhe baza e militantëve kurdë.

Turqia ka thënë se militantët kurdë janë pjesë e një grupi terrorist që kërcënon sigurinë e sa

Më Shumë

Ylli për finale, Peja për barazim të rezultatit – nesër zhvillohet gjysmëfinalja e katërt

Beteja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës do të vazhdojë të mërkurën mbrëma për kualifikim në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë. Therandasit po...

Lexojeni kodin 20 pikësh që indianët e Amerikës ia dhuruan njerëzimit

1. Zgjohu bashkë me Diellin. Lutu vetëm dhe shpesh. Shpirti i Madh do të të dëgjojë, vetëm nëse flet. 2. Ji tolerant me njerëzit që...

Lajmet e Fundit