18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Aaron Moss po i jep shpresë Bashkimit

Amerikani Aaron Moss po i jep shpresë skuadrës së Bashkimit se këtë edicion mund ta mbyllë me ndonjë trofe. Moss ishte më i merituari që Bashkimi mposhti Tiranën (101:95) të mërkurën mbrëma pas shtesës 5-minutëshe.

Ai ndeshjen e mbylli me “triple-double” prej 33 pikëve, 11 kërcimeve dhe 11 asistime, statistikë që nuk regjistrohet shpesh në basketbollin kosovar, shkruan sot Koha Ditore.

Pikë dyshifrore ka regjistruar edhe ndaj Blokotehnas (23) në BIBL dhe Sigal Prishtinës (19) e Boreas (18) në kuadër të Superligës së Kosovës. Moss është transferuar te Bashkimi në fillim të këtij muaji së bashku me amerikanët e tjerë, Vincent Zollo e Tyler McDaniels.

Por është Moss që po del të jetë lider i Bashkimit, në kohën kur skuadrës prizrenase i duhet kjo. Bashkimi është futur në krizë pas një starti të furishëm të edicionit, por me Mossin po jep “shenja jete”.

Më Shumë

Hapet Java e Infermierisë në Spitalin e Prizrenit

Në Prizren ka nisur zyrtarisht Java e Infermierisë në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, menjëherë pas shënimit të 5 Majit – Dita...

Vushtrria mposht Prizrenin me “poker” golash

Vushtrria ka triumfuar 4-1 ndaj Prizrenit në javën e 31-të të Raiffeisen Liga e Parë. Vendasit e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë, duke realizuar...

Lajmet e Fundit