13.5 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

U akuzua për ngacmime, Clinton mbron ish këshilltarin

Në vitin 2008 Hillary Clinton mbrojti një zyrtar të lartë të fushatës zgjedhore, i akuzuar për ngacmime të vazhdueshme seksuale ndaj një punonjëseje të tij.

Lajmin e bën të ditur gazeta New York Times, sipas të cilës këshilltari Burns Strider i kishte shpëtuar shkarkimit me kërkesë të ish zonjës së parë, edhe pse menaxheri i fushatës kishte mendim të kundërt, transmeton tch.

Këshilltarit iu mbajt paga e disa javëve, ndërsa viktimës iu caktua një pozicion tjetër. E përditshmja shton se 4 persona ishin në dijeni të ngjarjes. Deri më tani çështja nuk kishte dalë kurrë në dritë, pasi siç raporton New York Times, viktima ashtu si edhe pjesa më e madhe e stafit të fushatës elektorale, kishin firmosur një marrëveshje që i pengonte të zbulonin dinamikat e brendshme të fushatës zgjedhore.

Por ndërsa deri tani ish bashkëpunëtorët e Clintonit kishin preferuar të mos diskutonin mbi rastin, në vazhdën e lëvizjes ‘Me too’, disa burime e zbuluan atë. Burns Strider, njeriu i vënë në bankën e të akuzuarve, ishte këshilltari fetar i Clintonit, i cili për muaj me radhë gjatë fushatës zgjedhore, i dërgonte atëherë kandidates demokrate, tekste të shkëputura nga libra fetarë.

New York Times shkruan se 5 vjet pas eksperiencës në fushatë, u punësua për të udhëhequr një grup të pavarur që mbështeti kandidaturën e Hillaryt në presidencialet e 2016-ës. Pas disa muajsh u shkarkua nga detyra për probleme në vendin e punës, përfshirë edhe për ngacmimin e një bashkëpunëtoreje në moshë të re.

Më Shumë

Sot mbahet Kuvendi Zgjedhor i AAK-së në Prizren

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren i nënshtrohet sot procesit të brendshëm zgjedhor. Në ambientet e Hotel "Tesara", duke filluar nga...

Malisheva mobilizohet kundër EHKK-së, formohet shtabi emergjent

Me vendim të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, është formuar Shtabi për menaxhimin e situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK), me qëllim...

Lajmet e Fundit