Dështimi i kamerave të sigurisë në Prizren vështirëson hetimin e veprave penale

Komuna e Prizrenit gjatë viteve të kaluara ka investuar mjete të konsiderueshme në instalimin e kamerave vëzhguese të sigurisë, të cilat me kalimin e kohës kanë dalë jashtë funksionit dhe si pasojë nuk po e ofrojnë ndihmën e duhur për organet e hetuesisë në zbulimin e veprave penale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Krahas zyrtarëve policorë që e kanë ngritur shqetësimin në këtë drejtim, së fundmi edhe drejtuesit e Prokurorisë Themelore të Prizrenit kanë konfirmuar mosfunksionim e kamerave vëzhguese të sigurisë në qytet.

Madje kryeprokurori i kësaj prokurorie, Admir Shala, këtë çështje e ka veçuar si një nga sfidat punën e organeve të hetuesisë dhe të ndjekjes gjatë vitit të kaluar.

“Kemi pasur telashe me mosfunksionimin e kamerave në qytet. Ato nuk kanë funksionuar dhe shumë pak na kanë ndihmuar në hetimin dhe zbulimin e veprave penale që kanë ndodhur në qytetin tonë”, ka thënë Shala, gjatë raportimit për punën vjetore të Prokurorisë Themelore të Prizrenit…

Më Shumë

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

Shkolla “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, organizon nesër mbledhje komemorative në nderim të mësimdhënësit, Ismet Reka

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit do të organizojë nesër një mbledhje komemorative në nderim të mësimdhënësit...

Lajmet e Fundit