U mbajt tryeza “Zbatimi i Rekomandimeve të Auditorit Gjeneral nga ana e Komunës”

Anëtarë të Kuvendit Komunal të Prizrenit, zyrtarë komunal dhe pjesëtarë të shoqërisë civile kanë marr pejsë ne tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës me temën “Zbatimi i Rekomandimeve të Auditorit Gjeneral nga ana e Komunës”.

Sipas Naim Cahanit zyrtar i KDI-së qëllimi i kësaj tryeze është adresimit çështjeve në interes të përmirësimit të situatës aktuale. Kryesuesi i Kuvendit Komunal Artan Abrashi tha me këtë rast se në të kaluarën raportet e auditorit nuk janë diksutuar në Kuvendin Komunal dhe rpemtoi ndryshimin e kësaj praktike.

Auditori i Brendshëm Agron Hoxha ndër të tjera adresoi sfidat me të cilat ballafaqohet Kuvendi Komunal i Prizrenit.

Anëtarja e Kuvendit Komnal nga rradhët e PDK-së Sherife Balaj adresoi problemin e kodimit të buxhetit.

Kuvendari i LDK-së Petrit Hoxhaj tha se në raportet e auditimit vërehet edhe fenomeni i përmirësimit të një problemi të caktuar në vitin pasues por përsëritja e gabimit në vitin tjetër.

Rreth temës kanë dhënë qëndrimet e tyre edhe kuvendarët Alush Shala, Haziz Hodaj dhe të rpanishmit nga shoqëria civile./Televizioni Opinion/

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Lajmet e Fundit