Masakrohet me thikë i riu shqiptar pranë një stacioni treni në Itali, policia jep detaje

Një 22 shqiptar është plagosur rëndë me thikë në bark në zonën e Scandianos, në Reggiano të Italisë.

Ngjarja ka ndodhur natën e mbrëmshme rreth orës 4:30 jo shumë larg nga stacioni hekurudhor i qytetit Emilian.

I riu shqiptar u transportua me urgjencë drejt spitalit në gjendje kritike për jetën dhe me plagë të rënda të cilësuar si “kodi i kuq”.

Sipas hetimeve paraprake të karabinierëve të Scandiano – të cilët janë duke hetuar së bashku me kolegët e Reggio Emilia bëjnë me dije se i riu është goditur disa herë thikë gjatë një ‘luftimi’ shkaqet e të cilit ende nuk bëhen të ditura.

22 vjeçari është aktualisht në gjendje të rëndë në spital e ndërs, ushtarët e Scandiano dhe Reggio Emilia janë në gjurmët e agresorit.

Më Shumë

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Lajmet e Fundit