Aubameyang premton gola për Arsenalin

Aubameyang premton më shumë për “Topçinjtë”, pas golit në ndeshjen debutuese me Arsenalin.

I transferuari nga Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang, debutoi me gol në fitoren e thellë të Arsenalit prej 5-1 kundër Evertonit, raporton Gazeta Express.

Ishi i Dortmundit e Milanit u shpreh i lumtur për golin, teksa premtoi se do vijë më shumë nga ai.

“Natyrisht, jam shumë i lumtur”, u shpreh Aubameyang pas golit dhe debutimit.

“Fituam ndeshjen në pjesën e parë ndërsa e dyta ishte më ndryshe. Të gjithë jemi të lumtur. A pritet më shumë nga unë? Mendoj që po”.

Më Shumë

Sulmohet një autobus me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin Pagarushë, një autobus është sulmuar me armë zjarri. Rastin e ka...

17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke...

Lajmet e Fundit