Milani forcohet me Striniqin

Skuadra e Milanit ka siguruar shërbimet e mbrojtësit kroat Ivan Striniq, i cili do të transferohet në”San Siro në fund të këtij edicioni.

Striniq te Milani pritet të transferohet si lojtar i lirë, pasi kontrata me skuadrën e Sampdorias i skadon në fund të këtij edicioni.

30-vjeçari te Milani shihet si përforcim i duhur për repartin defensiv në edicionin e ardhshëm.

Ai me Milanin do të firmosë kontratë tri vjeçare.

Striniq te Sampdoria është transferuar para fillimit të këtij edicioni nga Napoli për dy milionë euro. Ai këtë edicion ka 15 paraqitje në Serie A dhe dy asistime.

Krahas Napolit, Striniq ka bërë karrierë edhe te Dnipro në Ukrainë dhe Hajduku i Splitit.

Më Shumë

17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke...

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Lajmet e Fundit