13.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Forcat ajrore ruse dhe siriane shtojnë bombardimet në Siri

Gjatë një valë të re sulmesh ajrore nga forcat e armatosura ruse dhe siriane ka pasur gjithnjë e më shumë viktima, veçanërisht në mesin e popullatës civile. Aktivistët dhe një grup vëzhgues njoftuan se të paktën 70 vetë u vranë në bombardimet e vazhdueshme të fshatrave në enklavën rebele të Ghutit lindor pranë Damaskut. Organizata humanitare “Helmetat e bardha” u shpreh për një “ditë të përgjakshme për civilët”. Që një ditë më parë qe njoftuar për më shumë se 30 të vdekur.

Rajoni i Ghutës Lindore është rrethuar prej muajsh nga trupat e presidentit Bashar al-Assad dhe milicë shiitë aleatë. Ashtu si në ditët e fundit avionët sirianë dhe rusë qëlluan me bomba objektiva të ndryshme në krahinën veri-perëndimore të Idlibit, e cila dominohet nga grupe islamike. Kremlini kishte kërcënuar me hakmarrjen masive pas rrëzimit të një avioni luftarak rus në atë zonë.

Kombet e Bashkuara u alarmuan për dhunën në rritje në luftën civile në Siri. Shkalla dhe ashpërsia e sulmeve në Ghutën lindore dhe Idlib janë “rritur në mënyrë dramatike”, u shpreh komisioni hetimor i OKB-së. Janë goditur madje edhe tri klinika. Raportet janë shqetësuese dhe bombardimet i kthejnë në farsë të ashtuquajturat zona të demilitarizuara, tha kryetari i komisionit Paulo Pinheiro.

Më Shumë

Totaj uron Bashkimin për kualifikimin në finale

Bashkimi ka siguruar kualifikimin në finalen e Play-Off-it, pas një fitoreje të rëndësishme të arritur në një atmosferë të zjarrtë sportive, të mbushur me...

“Hasi Jehon”, festivali gjysmë shekullor që ruan traditën

Tre netët e para të majit, malet e fshatit Gjonaj patën jehonë tjetër. Më 1, 2 dhe 3 maj, aty u mbajt Festivali “Hasi Jehon”,...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit