Vendosen pllaka me mbishkrime shtabe të UÇK-së në Malishevë

Në kuadër të aktiviteteve në vigjilje të shënimit të dhjetë vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, organizuar nga OVL e UÇK-së, dega në Malishevë, sot zyrtarisht ka filluar implementimi i projektit për vendosjes e pllakave me mbishkrime, në shtëpitë shtabe të UÇK-së, apo objektet tjera, të cilat kanë luajtur rol të rëndësishëm në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në territorin e kësaj komune.

Në ceremoninë zyrtare të fillimisht të vendosjes dhe zbulimit të këtyre pllakave, mori pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Guncati, kryetari degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, zëvendësministri i ministrisë së Bujqësisë, Vesel Krasniqi, eprorë dhe ushtarë të ish UÇK-së dhe qytetarë të tjerë.

“Pllaka e parë që u zbulua, ishte ajo në odën e dëshmorit të kombit, Imer Krasniqi, në Carrallukë, odë e cila njihet për takimet dhe vendimet e rëndësishme që janë marrë, gjatë luftës së UÇK-së.

Më pas, pllakat janë zbuluar edhe në Malishevë, në shtëpinë depo e armëve, të Skënder Krasniqit, pastaj në Lladrovc, në shtëpinë e Besim Gegajt, ku janë themeluar celulat e para të UÇK-së në këtë pjesë, pastaj në shtëpinë e Fatmir Limajt në Banjë, ku ishin të vendosura celulat e para të njësisë “Çeliku”, në shtëpinë tjetër në Banjë, të Ragip Begajt, shtëpi shtab i UÇK-së, gjatë viteve 1998-1999. Vendosja e pllakave, ku shënohen shtëpitë apo objektet me rëndësi të veçantë gjatë luftës, do të vazhdoj deri në përfundimin e tyre”, thuhet në komunikatën e Komunës së Malishevës.

Më Shumë

Haxhiu: Masakra e Korishës, një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe sot në Korishë të Prizrenit. Ajo, ka thënë se sot përkulemi...

Aktakuzë ndaj një personi dhe një kompanie në Dragash, ngarkohen se dërguan aparate të vjetra të fotokopjimit në shkolla në vend të pajisjeve të...

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.P., dhe personit juridik “B. Sh.P.K.”, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë...

Lajmet e Fundit