Erik Fullani: Kam paguar për të bërë seks me një femër

I ftuar në PopCulture këtë të shtunë ka qenë Erik Fullani, djali i ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Eriku, djali i cili në media është përfolur për shpenzimet e tij marramendëse, gjatë intervistës ka zbuluar detaje nga jeta personale, duke rrëfyer se jeta e tij është e thjeshtë, pavarësisht se si duket në syrin e njerëzve.

“Përsa i përket shkrimeve në media për pasurinë time, janë thashetheme. Jeta që unë bëj njerëzve u duket e shtrenjtë, por realisht është shumë e thjeshtë”, tha ai.

Erik për PopCulture ka rrëfyer se në moshën 17-vjeçare ka paguar për të kryer marrëdhënie intime me një femër: “Kur kam qenë 17-vjeç kam paguar për të bërë seks me femra jashtë vendit, ndërsa në Shqipëri nuk kam bërë gjëra të tilla”.

Ndërkohë duke folur për marrëdhënien me babain e tij, Eriku rrëfen se ata të dy janë shokë mbi të gjitha: “Me babain kam raporte shumë të mira. E kam shok. Nuk zihem me të. Duke qenë se kam frikë nga errësira, unë lë gjithmonë dritat ndezur, e për këtë më bërtet babai”.

Më Shumë

Liria vazhdon luftën për Superligë, shkatërron Suharekën në Prizren

Liria ka shënuar fitore të thellë 4-2 ndaj Suharekës në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, duke mbajtur gjallë garën për inkuadrim në Superligë. Skuadra...

“S’e kemi propozuar Nait Hasanin e as të tjerët..”, Totaj thotë se në listë nuk janë ata që dyshohen për manipulim me vota

Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili në zgjedhjet e 28 Dhjetorit ishte në mesin e personave ku dyshohet për manipulim të...

Lajmet e Fundit