2.3 C
Prizren
E shtunë, 11 Janar, 2025

Vdekja natyrale e Ledion Sopajt nga Suhareka

Nxënësi i gjimnazit ‘Jeta e Re’ në komunën e Therandës, Ledion Sopaj, i cili ishte në klasën e dhjetë, të premten pasdite nuk është ndier mirë me shëndet dhe nga ora e mësimit me ndihmën e një shoku të klasës është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit për të kërkuar ndihmë mjekësore. Nga aty me urgjencë ai është dërguar për në Spitalin e Prizrenit, ku një mjek pas pak e ka konfirmuar vdekjen e tij. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi. Por, kështu e konfirmon për gazetën “Kosova Sot” edhe kryetari i komunës së Therandës, Bali Muharremaj. Në kërkim të takimit me babanë e tij, Lulzim Sopa, me prejardhje nga Peçani, banor në Therandë, ai nuk ka dashur të fliste për medie për vdekjen e të birit. Kryetari i komunës së Therandës, Bali Muharremaj, theksoi se nuk kanë asnjë dyshim për këtë vdekje. Muharremaj ka theksuar se babai mendon se djali i tij ka vdekur nga sëmundja natyrale, sepse ai e ka pasur një terapi mjekësore.

Ledioni ishte shembull në mësim, maturi dhe edukatë

Zëdhënësi i policisë Rajonale, Hazir Berisha, për gazetën “Kosova Sot” është shprehur se janë në pritje të rastit dhe nuk mund të thonë ndonjë mendim pa marrë konfirmimin nga Mjekësia ligjore. Ai ka thënë se pas marrjes së atij vendimi do të flasin, pasi trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Ledion Sopajn e përkujton me respekt Ideal Kabashi, profesor i Gjimnazit në Therandë, i cili thotë:”Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e nxënësit tonë, Ledion Sopaj. Ngushëlluam familjen, shokët dhe shkollën. Ledioni ishte shembull në mësim, maturi dhe edukatë…, me mall dhe krenari do ta kujtojmë përherë”, thotë Kabashi. Kure me pietet si një shok i urtë e i mirë flasin edhe nxënësit që e kishin njohur Ledionin.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Qytetari nga Kosova kapet në kufi nga policia e Shqipërisë

Një 41-vjeçar nga Kosova me iniciale V. Z., është kapur nga autortietet shqiptare duke kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri me 13 mijë e 420 euro pa...

LDK-së në Prizren i bashkohet ish-komandanti i UÇK-së, Nexhmedin Kastrati

Ish-komandanti i UÇK-së, Nexhmedin Kastrati, i është bashkuar LDK-së në Prizren. Ai është mirëpritur nga kryetari i degës së këtij subjekti politik, Driton Selmanaj dhe...

Lajmet e Fundit