Lëndohet rëndë një punëtor i Komunës së Prizrenit

Pak para mesditës së ditës së sotme, është lënduar rëndë një punëtor teknik ( mirëmbajtjes i ngrohjes) në komunën e Prizrenit me inicialet B. D i moshës mbi të pesëdhjetat, pasi ishte bllokuar nga një derë e rëndë .

Sigurimi i komunës menjëherë kishte thirrur zjarrëfikësit, policinë dhe emergjencën të cilit kishin arritur shpejtë në vendngjarje, ku zjarrëfikësit kishin intervenuar në nxjerrjen e punëtorit që ishte zënë nga dera e cila sipas dëshmitarëve kishte një peshë qindra kilogramëshe. Pasi është nxjerrë , punëtori i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në institucione shëndetësore.

Ai ishte bllokuar nga dera, pasi kishte vajtur për të ndihmuar disa kolegë të tij që ishin duke punuar në arkivën e objektit të administratës komunale./tvprizreni.com/

Më Shumë

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Zafir Berisha bën thirrje për mbështetje të Ramush Haradinajt në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BDP), Zafir Berisha, u ka bërë thirrje përkrahësve të tij që në zgjedhjet e 7 qershorit të mbështesin...

Lajmet e Fundit