15.6 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Berisha po shpreson të festojë ndaj ish-përfaqësueses së tij

Basketbollistët Dardan Berisha e Erjon Kastrati janë plot motiv në prag të ndeshjeve të radhës eliminatore për Botërorin 2019 në Kinë, kundër Polonisë dhe Lituanisë. Dhe këtë motiv e gjejnë tek ajo se befasitë janë pjesë e sportit.

Të dy pranojnë se rivalët janë favoritë në këto ndeshje, por shpresojnë në ditë të mbarë, shkruan sot Koha Ditore.

Përfaqësuesja e Kosovës të hënën mbrëma është grumbulluar në qytetin Torun të Polonisë, kurse të martën ka filluar me stërvitjet për ndeshjen që e luan të premten (23 shkurt, 19:00) në Wloclawek. Tri ditë pas duelit me Poloninë, Kosova do të jetë mysafire e Përfaqësueses së Lituanisë. Të gjitha këto ndeshje do të zhvillohen në kuadër të Grupit C, të cilit i prin Lituania me katër pikë, e përcjellë nga Polonia dhe Hungaria me nga tri, derisa Kosova është e fundit me dy pikë nga dy humbje.

Më Shumë

Osmani nis fushatën, zyrtarizon Fahrije Hotin si kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Fahrije Hoti do t’i bashkohet rrugëtimit politik dhe do të jetë kandidate për deputete...

Prizren, 17 aktakuza kundër 18 personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se gjatë orëve të fundit ka intensifikuar punën në luftimin e kriminalitetit, duke ngritur gjithsej shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza...

Lajmet e Fundit