19.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Kilaj: Nuk do ndalen investimet për rininë e Malishevës

kilaj me riniKryetari i Malishevës, Isni Kilaj, përfaqësuesi i GIZ-it gjerman në Kosovë, Guenter Grzybek dhe drejtori i Qendrës Rinore në Malishevës, Isa Ulluri, në prani të dhjetëra të rinjve të Malishevës, sot, kanë përuruar zyrat e Qendrës Rinore në Malishevë, të cilat gjenden në objektin e Shtëpisë së Kulturës në Malishevës.
Në rregullimin e zyrave për Qendrën Rinore, bashkë me Komunën e Malishevës, kanë ndihmuar edhe Qeveria Gjermane, përmes organizatës GIZ në Kosovë.

Në ceremoninë e përurimit, i pari i Malishevës, Isni Kilaj, pasi i ka falënderuar përfaqësuesit e GIZ-it, tha se “Malisheva ka investuar shumë për rinjtë, siç është Shtëpia e Kulturës, Palestra Sportive, fusha e futbollit, terrene sportive nëpër fshatra, dhe investime të tjera dhe shpresojmë që të vazhdojmë edhe me investime tjera në të ardhmen, për rininë e Malishevës. Ne kemi një popullatë me moshën më të re në Kosovë dhe kjo tregon se kemi një armatë të tërë me të rinj, prandaj ne nuk do të ndalemi së investuari për të rinjtë”.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i GIZ-it, Grzybek, tha se “mburremi për këtë investim për rininë malishevase”, si dhe përkrahi Komunën e Malishevës, për përkrahjen e rinisë në vazhdimësi, duke i përmendur me rend të arriturat në organizimin e rinisë në Malishevë, në të cilat kanë kontribuar edhe GIZ-i. Në fund z.Grzybek, tha se e gjithë kjo punë, në rregullimin e Qendrës Rinore, është bërë në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport.

Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, në fund të kësaj ceremonie, ka ndarë mirënjohje, për të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e Qendrës Rinore në Malishevë./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Sot zhvillohen ndeshjet e javës së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll

Sot do të luhet ndeshjes e javës së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll. Janë paraparë të zhvillohen pesë ndeshje tejet interesante. Kampioni në fuqi...

Gjithçka gati për festivalin tradicional folklorik “Hasi Jehon”

Me 2, 3 dhe 4 maj në Gjonaj të Hasit mbahet Festivali “Hasi Jehon”, edicioni i 35-të. Ansamble që kultivojnë folklorin burimor nga e...

Ballkani mban kreun

Lajmet e Fundit