16.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Universi i Einsteinit

IG001311Revista e njohur amerikane “Discover” edicionin e fundit ia kushtoi Albert Einsteinit. Titulli i këtij shënimi të jashtëzakonshëm është “Universi i Einsteinit” dhe vazhdon: “Gjeniali më i famshëm i shekullit XX, flet për Zotin, për Hitlerin, për Bombën Atomike, por edhe për shumë çështje të tjera, ku bëjnë pjesë më shumë se 50 letra të njohura e kontraverse, dhe disa fjalime e citime. Einsteini thotë: “Përjetimi më i bukur është misterioziteti, është ndjenja më e rëndësishme e djepit të artit dhe shkencës së vërtetë”.

Në këtë edicion special 90 faqesh të revistës “Discover” janë botuar shtatë kapituj të ndryshëm për jetën dhe veprimtarinë e Albert Einsteinit, transmeton Koha. Dritarja e teorive të Einstenit dhe pikëpamjet e tij për jetën është hyrja e këtij edicioni përgatitur nga editori Becky Lang.

”Politika dhe lufta”: “Njeriu duhet ndarë kohën mes politikës dhe ekuacioneve. Ekuacionet janë shumë të rëndësishme për mua. Politika është sot për sot. Ekuacionet janë përgjithmonë”. Në këtë kapitull Einsteini thotë: ”Hitleri ishte një burrë me aftësi të kufizuara intelektuale, i paaftë për punë të mira, që shpërthen nga zilia kundër atyre që kushtet dhe natyra u kishte dhënë më shumë se atij. Ai mblodhi rreth tij dhe organizoi dhunim njerëzor të rrugëve dhe kafeneve.

Kjo ishte rruga që zgjodhi Hitleri për t’u bërë politikan”. Einstein thotë:”Njerëzit në kushte të vështira të jetesës,nën trysni e çrregullime humbasin vetvetiu drejtpeshimin,duke ndjekur udhëheqës të çekuilibuar”, dhe vazhdon:”Gjermanët si komb janë përgjegjës për vrasjet në masë dhe ata duhet të dënohen si popull për gabimin e tyre. Populli gjerman kishte mbështetur Partinë Naziste. Ata kishin votuar për Hitlerin,në kohën kur i kishte bërë të qarta në libra dhe fjalime qëllimet e tij të turpshme. Qëllimet e Hitlerit ishin shumë të qarta dhe nuk kishte lënë asnjë hapësirë për keqkuptim”.

Ai thotë: “Pjesëmarrja ime në prodhimin e bombës atomike qëndronte në një akt të vetëm: Unë i shkrova letër Presidentit Roosvelt,ku theksova rëndësinë e një eksperimenti në shkallë të gjerë për fizibilitetin e prodhimit të bombës atomike. U ndjeva i detyruar ta bëja këtë hap sepse gjermanët mund të punonin në këtë drejtim dhe ata kishin çdo mundësi për sukses. Nuk kisha rrugë tjetër, pavarësisht se gjithë jetën kam qenë paqedashës(pacifist) i bindur”.

Shkenca: Ardhmëria është përpara nesh në qoftë se zgjedhim përparimin drejt lumturisë. Në qoftë se nuk mund t’i harrojmë armiqësitë atëherë duhet të pranojmë vdekjen. Jemi krijesë njerëzore dhe për këtë i bëjme thirrje kësaj krijese:”Mendo për humanizmin personal dhe harro çdo gjë tjetër”. Einsteini thotë: “Njerëzit edhe tani (pas luftës) jetojnë njësoj siç kanë jetuar më parë dhe shihet se nuk kanë mësuar asgjë nga ato tmerre.

Mendja e tyre është ndërlikuar nga intrigat e vogla të para luftës. Çfarë krijesa të çuditshme që jemi” dhe vazhdon: “Aspekti më i rëndësishëm i politikës sonë për Izraelin është manifestimi i vullnetit të përhershëm për institucionalizimin e barazisë së plotë për qytetarët arabë që jetojnë në mesin tonë. Qëndrimi ynë ndaj pakicës arabe është provimi kryesor për standardin tonë moral si popull”.

“Vigjilenca ime ndaj natyrës së vërtetë të judeizmit kundërshton idenë e një shteti çifut me kufij, me ushtri dhe masa të tjera të fuqisë së përkohshme. Kam frikë nga dëmi që mund të shkaktojë judeizmi, sidomos nga përforcimi i një nacionalizmi të ngushtë në radhët tona që është dashur t’i luftojmë ashpër edhe atëherë kur nuk kishim shtetin tonë hebrenj. Kthimi ynë në komb në kuptimin politik të fjalës është baraz largimit nga fryma shpirtërore e komunitetit tonë,që ua kemi borxh profetëve tanë dhe gjenialitetit të tyre”.

Einstein thotë: “Fizikani Max Plank ishte njëri nga personat më të mirë që kam njohur ndonjëherë në jetë,por ai nuk e kuptonte fizikën,sepse gjatë një eklipsi në vitin 1919 qëndroi i zgjuar gjithë natën për të parë nëse mund të vërtetonte thyerjen e dritës nga fusha e gravitacionit,përndryshe do të kishte rënë në gjumë siç bëra unë. Mekanika Quantum meriton respekt të madh. Por zërat e brendshëm më tregonin se kjo nuk ishte akoma rruga e vërtetë.

Kjo teori tregon mjaft,por nuk afronte aspak drejt sekreteve të vjetra. Jam shumë i bindur se: “ Zoti nuk luan zare me universin”. Një orë ulur në karrige në park pranë një vajze të bukur kalon si një minutë, ndërsa një minutë ulur mbi një stufë të nxehtë të duket si një orë. Një prej arsyeve q? matematika gëzon më shumë respekt se shkencat e tjera,janë ligjet e saj absolutisht të qarta,ndërsa ato të shkencave tjera janë të diskutueshme dhe jetojnë në rreziqe të vazhdueshme se një ditë mund të hidhen poshtë nga të dhënat e zbulimeve të reja.

Jeta: Einstein thotë: ”Misterioziteti është përvoja më e bukur e jetës”. Ai që nuk e kupton këtë është i aftë sa një i vdekur dhe shuhet si qiriu. Misterioziteti lindi religjionin. Njohuria e ekzistencës për diçka që nuk mund të depërtojmë, pastaj preceptimet tona për shkaqe më të thella dhe për bukuritë më vezulluese,që në format më primitive janë të pranueshme në mendjen tonë,janë njohuri dhe këto emocione përbëjnë religjiozitetin e vërtetë; në këtë kuptim dhe vetëm në këtë mënyrë. Unë jam thellësisht fetar”, thotë Einstein.

Ai thotë “Sikur edhe një herë të isha djalë i rinj, nuk do të kisha bërë kurrë përpjekje për t’u bërë shkencëtar,dijetar ose mësues. Përpara do të kisha zgjedhur punën e hidraulikut, tregtarit shëtitës,duke shpresuar se do të gjeja një shkallë modeste të pavarësisë që akoma është e pranishme në rrethanat e sotme.”.Për të fituar një përgjigje të mirë prej njerëzve është më mirë t’u ofrojmë diçka për stomakun sesa për trurin. Jam mirë,kur marrë parasysh se kam mbijetuar triumfues Nazizmin dhe dy gra.

Qëndrimi im për Zotin është agnostik. Unë jam i bindur se ndërgjegjja e gjallë është primare për parimet morale të rregullimit dhe fisnikërimit të jetës dhe nuk kemi nevojë për idetë e ligjdhënësit,e veçanërisht të atij ligjdhënësi i cili vepron në bazë të shpërblimit ose dënimit. Einsteini kishte vetëm disa pasione. Një nga ato ishte zgjidhja e enigmave të cilat i vinin nga gjithë anët e botës. Alice Kahler thotë se i kishte sjellë Einsteinit Kryqin e Famshëm Kinez që ishte enigma më e ndërlikuar. Einsteni e zgjodhi këtë enigmë për 3 minuta. Ai fliste me zë të butë,por kur qeshej bubullonte krejt dhoma.

Familja: Einstein i shkruan gruas së parë Milevës se pa të jeta nuk kishte kuptim,se pa të nuk do të kishte dëshirë për punë dhe nuk do të ishte i lumtur. Ju duhet të vazhdoni kërkimet tuaja dhe unë do të jem krenar për disertacionin tim të vogël,pavarësisht se mbetem njeri i zakonshëm. Nuk dua t’i humbas djemtë e mi,por edhe ata nuk dua të më humbasin mua. Pas atyre gjërave që kanë ndodhur marrëdhëniet tona miqësore kanë marrë fund.

Lidhjet tona personale duhet të jenë në minimum. Ju duhet të qëndroni në Zvicër dhe dy herë në muaj duhet të më dërgoni lajme për fëmijët e mi të shtrenjtë. Po ju dërgojë disa lojëra për Albertin dhe Eduardin. Mos e harroni pianon, sepse muzika është kënaqësi per ju dhe për tjerët. Ai i porosit djemtë që t’i pastrojnë dhëmbët çdo ditë,sepse kanë rëndësi për shëndetin. Unë i kam dhëmbët e mire thotë Einstein dhe për këtë jam shumë i lumtur. Nga ato gjëra që gëzoni do të mësoni më shumë.

Eduardi vuan nga skizofrenia. Mua sëmundja e tij më shkakton njëmijë mjerime që siç duket nuk ka shpresë për një ekzistencë normale. E kam humbur shpresën për mjekim. Mbase është më mirë që natyra të vazhdojë rrugën e vet. Margot Einstein thotë se Albert Einsteini ishte shumë i natyrshëm, ai ishte një copë natyre. Einsteni lundronte në det si Odiseu.

Fama: Kur isha i rinj, nuk kërkoja dhe nuk prisja më shumë nga jeta se të ulesha i qetë në një kënd për të bërë punën time,pa zgjuar vëmendjen e publikut. Dhe tani shiko se çfarë ka ndodhur me mua. Charlie Chaplin i kishte thënë njëherë Einsteinit: “Mua më përgëzojnë,sepse të gjithë më kuptojnë,ndërsa ju, u përgëzojnë sepse nuk u kuptojnë”.Sot për shkak të sëmundjes qëndrova në shtrat, kështu mysafirët më vizituan si një zonjë të moshuar të shekullit tetëmbëdhjetë. Në atë kohë vizitat e tilla ishin modë në Paris.

Por unë nuk jam grua dhe ky nuk është shekulli tetëmbëdhjetë. Një koleg imi në Princton pyeti:”Në qoftë se Einsteini nuk e pëlqen famën e tij dhe kërkon jetë private,pse i mban flokët e gjata,pse e vesh xhaketën qesharake prej lëkure,pse nuk mbath çorapë dhe nuk vë kravatë? Përgjigjja ishte e thjeshtë. Kështu pakësonte nevojat e tij dhe duke i kufizuar ato fitonte më shumë liri. Einsteni është munduar të pakësoj në nivel minimum absolut. Një xhaketë prej lëkure zgjidh problemin e një setre për shumë vjet”,kishte thënë ai.

Muzika: “Sikur të mos ishte fizikan,mbase kisha qënë muzikant. Shumë herë mendoj për muzikë. Për muzikë shoh ëndrra syhapur ditën për diell. Nga violina ime përjetoj gëzimin më të madh në jetë. Për jetën dhe veprën e Bach-ut iu them: dëgjoje,luaje,duaje e adhuroje—dhe mbylle gojën”. Djali i madh Hans Albert Einstein shumë herë më ka thënë se njëra prej gjërave më të rëndësishme në jetë ka qenë muzika. Kurdo që kishte hasur në pengesa dhe në situata të ndërlikuara kishte gjetur shpëtim në muzikë dhe kështu i kishte zgjidhur problemet e vështira.

Shtetësia shqiptare: Shqiptarët me të drejtë krenohen që Einshtani kishte edhe shtetësi shqiptare. Atë e pajisi me pasaportë mbreti i atëhershëm i shqiptarëve, Ahmet Zogu. Nuk dihet nëse e përdori atë për të shpëtuar nga ndjekja prej nazistëve, por janë të ruajtura faktet se e kishte.

Më Shumë

25 vjet nga vrasja e Fehmi Aganit

Mbushen 25 vjet nga vrasja e nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së, Fehmi Aganit. Agani u vra më 6 maj të vitit 1999, nga forcat pushtuese...

Gjendet një person pa shenja jete në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete të hënën rreth orës 06:40 në fshatin Manastirca, në Prizren. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës...

Lajmet e Fundit